Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Drejtorët komunalë të Gjilanit prezantojnë punën 3-mujore janar – mars 2023
Lajme

Drejtorët komunalë të Gjilanit prezantojnë punën 3-mujore janar – mars 2023

20 April 2023 0 Comment 12 min read

AA

Gjilan, 20 prill 2023 – Drejtorët e drejtorive komunale të Gjilanit, kanë prezantuar të enjten në një konference për media punën 3-mujore janar mars – 2023, organizuar nga Zyra e Kryetarit.

Doruntina Hasani, Drejtoresha për Administratë të Përgjithshme

Drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Doruntina Hasani, gjatë adresimit para gazetarëve, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kjo Drejtori ka pranuar mbi 32 mijë lëndë, ndërkaq janë kryer me suksese 93.6 për qind e tyre.

Mentor Mihovci, Drejtor për Shërbime Publike

Drejtori për Shërbime Publike, Mentor Mihovci, pohoi se janë pranuar 252 kërkesa nga qytetarët, ku janë shqyrtuar dhe miratuar që të gjitha, është realizuar projekti i mirëmbajtjes së rrugëve, ka filluar projekti “Banja”, sikurse edhe ndërtim të rrugëve, shtrirje të rrjetit të kanalizimit e ujësjellësit në disa lagje e fshatra.

Riad Rashiti, Drejtori për Buxhet dhe Financa

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti, ka thënë se me sukses është realizuar plani i punës për periudhën janar-mars 2023, me një aplikim të një disipline të lartë buxhetore, derisa ka njoftuar se Komuna ka paguar mbi 7.2 milionë euro borxhe të trashëguara.

Ali Arifi, Drejtor për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit

Drejtori për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, u shpreh se gjatë kësaj periudhe kanë pranuar 157 lëndë, ku 114 janë kompletuar, derisa 43 janë në proces, ndërsa informoi se akte të përfunduara në këtë 3-mujor janë 425.  

Aurorë Osmani, Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Aurorë Osmani, gjatë adresimit para mediave, ka thënë se janë realizuar kontrollat sistematike të nxënësve, fillimi i kontrollave për pensionistët një herë në javë e projekte tjera të rëndësishme.

Albana Demiri. Drejtoresha për Arsim

Drejtoresha për Arsim, Albana Demiri, ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është miratuar Plani i Zhvillimit të Arsimit për katër vitet e ardhshme, janë miratuar aktet nënligjore për sektorin e arsimit, është bërë sistemimi i psikologëve dhe pedagogëve, sikurse edhe realizimi i projektit të dollapëve për nxënësit e shkollave fillore nga klasat 1-5.

Bekim Salihu, Drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihu, tha se gjatë 3-mujorit të vitit 2023, janë paguar mbi 640 mijë euro borxhe për shpronësime apo 25 për qind e mjeteve të planifikuara, derisa ka njoftuar se kjo Drejtori në sektorin e kadastrit, gjeodezisë dhe pronës ka trajtuar afro 2 mijë lëndë.

Bejtullah Osmani, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, ka thënë se është bërë intervenimi në pastrimin e lumit Stanishorka, derisa Komuna me dy ekipe të zjarrfikësve ka mbështetur Mitrovicën për përballimin e vërshimeve. Ai theksoi se për herë të parë Komuna ka ndarë 100 mijë euro për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve, sikurse që edhe 100 mijë euro për aneks-garazhën e zjarrfikësve në bashkëpunim me AME.

Entela Hyseni, Drejtoresha për Inspekcion

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, u shpreh se gjatë periudhës janar – mars 2023 ka më pak gjoba e më shumë leje ndërtimi në komunën e Gjilanit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Enver Shabani, Drejtori për Zhvillim Ekonomik

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pohoi se janë bërë 18 projekte të reja zhvillimore të cilat do të realizohen në bashkëfinancim me donatorët, ku Komuna do të ndajë 2.7 milionë euro, ndërkaq donatorët 3.6 milionë euro, ndërkaq ka bërë të ditur se Komuna ka filluar përgatitjet për Fondin për Ndërmarrësit për subvencionim të bizneseve ekzistuese.

Kushtrim Zeqiri, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, në këtë konferencë, tha se Komuna ka realizuar pesë memorandume me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për bashkëfinancimin e Flakës së Janarit, Festivalit të teatrove të shkollave të mesme, xhepat e gjelbër, skulpturat monumentale e renovimin e palestrës së sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, ndërkaq me Ministrinë Zhvillimit Rajonal është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për objektin e Kult Qendrës.

Zeqiri, po ashtu, njoftoi se përmes Kuvendit Komunal, janë mbështetur organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, shoqata kulturore “Ditët e Agimit”, klubi i boksit “Drita” e klubi i volejbollit “Drita” (f), në total prej 74 mijë e 445 euro.

Bajram Isufi, Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari

Kurse, drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi, ka thënë se është bërë rritja e buxhetit për 100 për qind për subvencione, shërbime dhe mallra, ndërkaq ka informuar se 885 fermerë kanë aplikuar në Drejtori për pagesa direkte nga niveli qendror.

Në fund, në emër të kryetarit Alban Hyseni, Isufi ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Fitër Bajramit.

Konferenca e drejtorëve komunalë është transmetuar e plotë në formatin livestream:

https://www.facebook.com/RadioStarGjilan/videos/761003142064228

Share This:

Tags: Komuna e Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Hyseni, priti ambasadorin e Turqisë dhe

3 June 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin Kadir Hyseinin, kanë prit

Lajme

Gjenerali i Ushtrisë turke viziton Gjilanin, pritet

31 May 2025

Gjeneralmajori i Ushtrisë turke Mustafa Ozcan, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Gjilanit, përkatësisht

Lajme

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon

12 May 2025

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit, ka hapur thirrjen për aplikim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.