Mungesë e kuorumit në Kuvend, Konjufca: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë
Kuvendi i Kosovës ka paraparë që këtë të mërkurë të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara gjatë muajve shkurt dhe mars.
Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, por u shty për në orën 12:30 për shkak të mungesës së kuorumit.
Lidhur me këtë, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.
“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, nuk po mendoj se kjo legjislaturë e meriton me vazhdua…emrat ata që nuk kanë ardhur”, u shpreh Konjufca,
Edhe javën e kaluar në mungesë të deputetëve ka dështuar të mbahet seanca, e cila ishte paraparë për ditën e mërkurë.