Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

 Musk thotë se do të krijojë “TruthGPT,” si baraspeshë ndaj “paragjykimeve” të Inteligjencës Artificiale
Kuriozitete Lajme

Musk thotë se do të krijojë “TruthGPT,” si baraspeshë ndaj “paragjykimeve” të Inteligjencës Artificiale

19 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Elon Musk ka thënë se do të krijojë “TruthGPT”, si baraspeshë ndaj “paragjykimeve” të Inteligjencës Artificiale.

Pronari miliarder i rrjetit social Twitter, Elon Musk, pretendon se një projekt ekzistues i Inteligjencës Artificiale punon me paragjykime në favor të së majtës liberale dhe planifikon që një platformë e tij të shërbejë si baraspeshë.

Musk i tha komentatorit të televizionit amerikan, Fox News, Tucker Carlson gjatë një interviste të transmetuar mbrëmjen e së hënës se ai planifikon të krijojë një alternativë ndaj projektit aktual “ChatGPT”, që ai po e quan “TruthGPT”. Sipas tij, kjo do të jetë një “Inteligjencë artificiale e kërkimit të së vërtetës që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”.

Sipas Musk, ideja është se një Inteligjencë Artificiale që dëshiron të kuptojë njerëzimin, ka më pak gjasa ta shkatërrojë atë. Ai tha gjithashtu se është i shqetësuar se projekti i tanishëm “ChatGPT” “po punon për të qenë politikisht korrekt”.

Në pjesën e parë të kësaj interviste me moderatorin e Fox News, Carlson, Musk gjithashtu mbrojti rregullimin me ligj të Inteligjencës Artificiale, duke thënë se ai është një “adhurues i madh” i kësaj ideje. Ai e quajti inteligjencën artificiale “më të rrezikshme” se raketat dhe tha se ka potencialin të shkatërrojë njerëzimin.

Musk për shumë vite ka shprehur mendime të forta për Inteligjencën Artificiale dhe ka kundërshtuar udhëheqës të tjerë të bizneseve të teknologjisë, përfshirë Mark Zuckerbergun dhe Bill Gatesin, duke thënë se kanë njohuri “të kufizuara” të fushës.

Kur nisi punën organizata “OpenAI” përmes së cilës u krijua projekti i Inteligjencës Artificiale “ChatGPT”, Musk ishte një nga investititorët. Ai gjithashtu e bashkëkryesoi bordin pas themelimit të tij më 2015, si një laborator kërkimor jofitimprurës i Inteligjencës Artificiale. Por, Musk qëndroi atje vetëm për disa vjet, duke dhënë dorëheqjen nga bordi në fillim të vitit 2018, një vendim ky që organizata me seli në San Francisko e lidhi me një prej kompanive ku zoti Musk është pronar, Tesla ku ndërtoheshin sistemet e automatizuara të drejtimit të automjeteve.

“Ndërsa, Tesla vazhdon të përqëndrohet më shumë në Inteligjencën Artificale, kjo do të eliminojë një konflikt të mundshëm të ardhshëm për zotin Elon”, tha “OpenAI” në një deklaratë të publikuar në shkurt të vitit 2018.

“Unë e emërova dhe krijova konceptin”, tha Musk gjatë intervistës me Fox News, duke u ankuar që “OpenAI” tani është aleat i ngushtë me kompaninë “Microsoft” dhe nuk është më një organizatë jofitimprurëse.

“Tesla po konkurronte për disa nga të njëjtët njerëz si ‘OpenAI’ dhe unë nuk isha dakord me disa nga ato që ekipi i tyre donte të bënte”, shkroi Musk në Twitter në vitin 2019 duke e sqaruar arsyen pse u largua nga bordi.

Njoftim për dëgjim publik për shpronësimin e pusetave për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

Por ka shqetësime rreth cilësisë së sistemeve të Inteligjencës Artificiale të Tesla-s. Rregullatorët e sigurisë në SHBA njoftuan muajin e kaluar për nisjen e një hetimi për një aksident fatal që përfshinte një automjet Tesla me dyshimin se ka përdorur një sistem të automatizuar drejtimi kur u përplas me një kamion zjarrfikësish të parkuar, në Kaliforni.

Hetimi i këtij aksidenti është pjesë e një hetimi më të madh nga agjencia për raste të shumta të Teslas që përdor sistemin Autopilot, duke u përplasur me automjetet e parkuara të urgjencës që janë parkuar duke ndihmuar njerëzit e përfshirë në aksidente të tjera.

Deri në vitin 2020, Musk shkruante në Twitter se “OpenAI duhet të jetë më e hapur” ndërsa vuri në dukje se ai nuk kishte “kontroll dhe njohuri shumë të kufizuar” për të.

Me raste, Musk ka thënë fjalë të mira për të. Pas publikimit të “ChatGPT” më 30 nëntor, Musk i shkroi në Twitter shefit ekzekutiv të “OpenAI”, Sam Altman, se platforma ishte “shumë e mirë” dhe u ankua se mediat e lajmeve nuk po e mbulonin gjerësisht publikimin sepse “ChatGPT nuk është një kauzë e së majtës ekstreme”.

Që atëherë, megjithatë, Musk ka përmendur në mënyrë të përsëritur shembuj që ai thotë se tregojnë njëanshmëri ose censurë në favor të së majtës. “ChatGPT” ka filtra që përpiqen ta parandalojnë atë të nxjerrë përgjigje fyese. VoA

Share This:

Tags: Elon Musk
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
Kulturë

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava”

21 June 2025
Lajme

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 –

21 June 2025
Lajme

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Trump tregohet i ashpër me gazetaren që

8 March 2025

Gazeta e madhe amerikane, New York Times, ka raportuar dje se ka pasur një

Lajme

Musk: Amerika duhet të largohet nga NATO

3 March 2025

Musk: Amerika duhet të largohet nga NATO dhe OKB Miliarderi Elon Musk, një nga

Lajme

Interneti satelitor “Starlink” mbërrin në Shqipëri, lajmin

25 April 2024

Interneti satelitor Starlink ka mbërritur në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur kompania

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.