Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 Portreti ditës: Sinan Vllasaliu, apo ikona e të 90-ve që i dedikoi hite gurbetit e vendlindjes
Kulturë Lajme

Portreti ditës: Sinan Vllasaliu, apo ikona e të 90-ve që i dedikoi hite gurbetit e vendlindjes

17 April 2023 0 Comment 9 min read

AA

Vllasaliu me muzikë ka filluar të merret që në moshën 7 ose 8 vjecare. Ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” për Kanto dhe Piano si dhe Fakultetin e Arteve të bukura. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e asaj kohe siç ishin Akordet e Kosoves’, Okarina e Artë etj.

Ka fituar mjaft çmime, dhe nga do që shkonte – në çdo festival, triumfonte pa u ndalur! Paraqitja e tij e parë skenike ishte në vitin 1986 kur për herë të parë merr pjesë në festivalin “Okarina e Artë”, ku u shpërblye me vendin e parë me këngën “Kthehu oj rini”.

Njoftim për dëgjim publik për shpronësimin e pusetave për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

Në vitin 1987 still i tij muzikor ndryshoj paksa dhe kenga e re “Zogu” e kompozuar nga kompozitorja Selvete Krasniqi, u inspiruar nga vargjet e poetit Ali Podrimja. Në vitin 1988 merr pjesë përsëri në festivalin Okarina e Artë poashtu me këngën “Zogu”.

Në vitin 1989 fillon regjistrimin e këngës “Niset trimi për Gurbet” një këngë qe bëri bujë në Shqiperi, Maqedoni, Mal te zi, diasporë e shumë e shumë treva shqiptare.

Në vitin 1990 paraqitet në Festivalin Akordet e Kosovës me të njejten këngë ‘”Niset Trimi për Gurbet”. Në 26 shtator 1990 u mbajt nje koncert ne Gjermani ku Sinani paraqitet ne skene me disa këngë Si psh: “Kosova po qan”, Niset trimi per gurbet’,etj.

Niset trimi per Gurbet

Në vitin 1995 nxori në treg këngën “Babi pse brengosesh” në bashkpunim me vajzën e tij Edona Vllasaliu. Në vitin 1996 nxori në treg albumin e tij “Plagët e Lirisë” që permban 9 këngë.

Në 1 nëntor 1990 u mbajt një koncert në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku ishin mbledhur mbi 80.000 shikues. Ishte koha e demostrateve dhe filloi me një këngë të re “Kur Kosova s’bëhet shkinë”. Më 3 dhjetor 1990 publikoi albumin e tij të parë “Kur Kosova s’bëhet shkinë” që përbante 8 këngë patriotike.
Në vitin 1991 paraqitet përsëri në festivalin “Okarina e Artë” me këngën “Ilirjana”, ku shprëblehet me çmimin e parë. Në dhjetor 1992 paraqitet në Radio Televizionin Shqiptar (RTVSH) me këngën “Më ndihmoni”. Ajo këngë bëri bujë në të gjitha trevat shqiptare dhe u shpërblye me vendin e tretë.
Në vitin 1993 nxori në treg videoklipin e këngës “Më ndihmoni”, një videoklip që nuk harrohet, ndonëse 30 vite nga ajo periudhë që është realizuar.
Në vitin 1994 nxori në treg këngën “Takatlushja” në bashkëpunim me Gilin dhe Ilir Beranin, një këngë ajo që gjithashtu u bë një hit jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat shqiptare.

Në Nëntor të vitit 1996 mori pjesë në Gjermani, në Frankfurt, në një koncert me disa këngë popullore dhe argëtuese. Në vitin 1997 nxorri në treg albumin e dytë ‘Si rakija’. Ai album përmban 10 këngë të bukura dhe të suksesehme. Në vitin 1998 mori pjesë në Festivalin e RTVSH-së me këngën ‘Largohu’, ku zuri vendin e pestë. Në vitin 1999 e gjejmë Sinanin në bashkëpunim me këngetaren Adelina Ismajli

Kënga quhej ‘Vetëm me rini’, për tekstin e së cilës u kujdes Ilir Berani, këngë me të cilën paraqitet më pas në festivalin “Nota Fest” në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2000 publikoi albumin e titulluar “Krejt Mbrapsht” – një album që u pritë shumë mirë nga të gjithë fansat e Sinanit.
Në shtator te vitit 2000 Realizoin videoklipin e këngës ‘Krejt Mbrapsht’, i cili u xhirua në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2001 Mori pjesë në “Polifest” me këngën ‘Krejt mbrapsht’. Ehe aty e mori një çmim dhe shkoi deri në finale. Në 24 nëntor të vitit 2001 u mbajt një koncert humanitar ku paraqitet me këngën ‘Krejt mbrapsht’.
Në 1 qershor 2002 nxori në treg albumin te titulluar ‘Lutem’, në të cilin bëjnë pjesë disa këngë hite të tij, si: “Edhe e bukur edhe tradhëtare”, “Avanturiste”, “Si dikurë”, “Bija ime” etj. Më 10 tetor të vitit 2002 nxorri në treg videoklipin ‘Edhe e bukur edhe tradhëtare’. Në vitin 2003 morri pjesë në festivalin “Polifest” me këngën e titulluar dhe kushtuar ‘Nënës’. Në dhjetor të vitit 2003 realizon këngën ‘Fotografia’.
Në vitin 2004 publikoi albumin e tij ‘Mallkimi’, një album që përmban 8 këngë të reja dhe që solli një Sinan me ndryshe dhe me elegant. Në vitin 2005 Publikon albumin e shtatë ‘Një pikë Loti’ – një album që bëri Boom e bujë në të gjitha trevat shqiptare.


Në shtator të vitit 2005 nxorri në treg videoklipin e këngës ‘Një pikë loti’, ku u shpërblye edhe në festivalin “Zhurma Shoë Aëards 2005”. Në vitin 2006 nxorri në treg albumin e tij të tetë “Luj moj Kosovare”, një përmbledhje e muzikës popullore, e cila u dëgjua në të gjitha trevat shqiptare.


Në Pranverë të vitit 2006 nxorri në treg këngën në bashkëpunim me Gilin ‘Prapëseprap’. Në vitin 2007 nxorri në treg albumin ‘Mos ia falni’, i cili theu të gjitha rekordet. Më 1 Mars të vitit 2007 nxorri në treg videoklipin e albumit ‘Mos ia falni’.


Në vitin 2008 Sinanin e gjejmë prap në duet, por kësaj radhe me Nora Istrefin, me këngën “Pa fat”, që ishte nje projekt tejet i suksesshëm duke u mirëpritur në të gjitha trevat shqiptare. Në vitin 2009 publikon albumin e tij të nëntë “Vajza e Klubeve të nates’ që pati 9 këngë dhe organizoi një Koncert tejet të suksesshëm në SHBA.

Në vitin 2010 Nxorri në treg tri Videoklipe – ‘Nje Arsye’; pastaj “Çka ka t’re?”; si dhe klipin “Mendjemadhe’, etj. Në vitin 2011 Nxorri në treg videoklipin ‘Pëllumb i bardhë’ dhe një album me këngë dasmash. Në vitin 2012 Nxorri albumin ‘Tatuazh’, një album që permban 8 këngë.

Share This:

Tags: sinan Vllasaliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
Lajme

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Koncert madhështor nga Sinan Vllasaliu me Orkestër

13 July 2023

“Plagët e lirisë” është albumi i famshëm i këngëve hit të viteve 90’, të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.