Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Xhevat Ismajli – pedagogu muzikor që ia shtoi vlerën lëndës së muzikës
Lajme

Xhevat Ismajli – pedagogu muzikor që ia shtoi vlerën lëndës së muzikës

11 April 2023 0 Comment 8 min read

AA

Sa herë vjen 10 prilli, që menatë, FB ma kujton ditëlindjen e nipit, profesorit të muzikës dhe kontribuuesit të fushës së kulturës në Gjilan, Anamoravë e më gjerë, prof. Xhevat Ismailit.

Autor: Xhevdet Kallaba

Duke kujtuar profesorin Xhevat, pa dyshim, kujtoj historinë e arsimit në Kosovë, me gjithë copëzat e mozaikut të tij. Ato copëza mund të jenë me qindra e mijëra syrësh, nga profile të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Dhe, sapo e kërkon nevoja ato mund të dalin në sipërfaqe për të prezantuar portretin e akëcilit pedagog. Nga ky mozaik, për lexuesit e Inforoganës.com, po e jap portretin e profesorit të muzikës, themeltarin e shkollës së muzikës në Gjilan, prof. Xhevat Ismailin, duke prezantuar kështu pjesë nga biografia e tij. Po të ishte në jetë prof. Xhevat Ismaili sot do të ishte 75 vjeç, dhe, sigurisht, me një bagazh edhe më të madh të kontributdhënësit në fushën e arsimit e të kulturës në Gjilan, dhe jo vetëm.
Xhevat M. Ismaili (10 prill 1948 – 5 shtator 2012).


U lind në Kopërnicë – Komuna e Kamenicës. Rrjedh nga një familje e varfër, por bujare. Më 1951 babai i tij, Murati sëmuret dhe më 8 prill të të njëjtit vit vdes në spitalin e Vranjës, për të lënë pas veti një vajzë dhe tre djem. Xhevati ishte fëmija më i vogël në familje. Falë traditës shqiptare, por edhe jetës tradicionale fshatare, për Xhevatin trevjeçar dhe fëmijët e tjerë, përkujdesej e ëma Fetija e ndihmuar nga gjyshja Gjylishahe dhe axhallarët e Xhevatit: Zahiri e Isahu. Babai i Xhevatit, ndonëse i ri, ai kishte arritur të krijonte një autoritet të theksuar në fshat e më gjerë. Kjo bëri që edhe pas vdekjes së tij, familja, përkatësisht fëmijët e tij të respektoheshin nga banorët e lagjes e të fshatit.


Ninullat që i këndonin gjyshja Ghylishahe dhe nëna Fetije sikur ia trasuan rrugën e ardhmënisë muzikore. Për aktivitete muzikore ishte i nxitur edhe nga vëllezërit Hyseni e Mehmeti dhe motra Ilfetja, të cilët posedonin zë të bukur dhe karakteristik e që këndonin në shumë ahengje familjare dhe më gjerë.
Më 1955 regjistrohet në shkollën fillore dhe gjatë tërë shkollimit fillor ishte i angazhuar në programet muzikore si solist, këngëtar në kor, dhe valltar.

Komuna e Gjilanit – Dëgjim Publik për punësim të personave me nevoja të veçanta

Pas përfundimit të shkollës fillore në Kopërnicë dhe Hogosht, më 1963 regjistrohet në shkollën e mesme të muzikës “Josip Slavenski” të Prizrenit. Si shumë nxënës të tjerë të lokaliteteve rurale edhe Xhevati, në fillim, pati vështirsi gjuhësore, sepse, në Prizren, mësimi kryesisht zhvillohej në gjuhën serbokroate. Gjatë shkollimit të mesëm në Prizren ishte aktiv edhe në SHKA “Agimi”. Pas përfundimit të shkollës së mesme, më 1967 kthehet dhe fillon punën në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” të Gjilanit dhe pas një viti edhe në gjimnazin “Zenel Hajdini” të po këtij qyteti. Krahas procesit edukativo-arsimor merrej edhe me aktivitete të tjera kulturore si, bie fjala në SHKA “Zenel Hajdini” ku luante me fizarmonikë.


Më 1972 regjistrohet në Fakultetin e Arteve, dega muzikës, në Universitetin e Sarajevës ku studion seksionin teorik. Studimet i përfundon në qershor të vitit 1976 dhe kthehet në Gjilan ku fillon punën në shkollën Normale, e cila, pas një viti, shndërrohet në Akademi Pedagogjike me dy cikle. Në vitin 1978/79 ishte njëri ndër nismëtarët për themelimin e shkollës së muzikës në Gjilan, me ç’rast edhe zgjidhet drejtor i kësaj shkolle, të cilën e udhëheq 8 vjet.


Punën pedagogjike me studentë e filloi në vitin akademik 1982/83 si ligjërues për lëndën Metodikë të Edukatës Muzikore. Prej janarit të vitit 1986 konkurron dhe pranohet si profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” të Gjilanit. Për të njëjtën punë dhe me të njëjtën thirrje (profesor) rizgjidhet edhe në vitin 1992 e pastaj edhe më 1997.

Përveç angazhimit në procesin edukativo-mësimor ka pasur edhe angazhime të tjera në Shkollën e Lartë Pedagogjike, si p.sh.: Shef i degës për edukatore gjatë viteve1990 – 2005; zëvendësdrejtor gjatë viteve: 1994 – 1998, pastaj më 2003 – 2005 këshilltar pedagogjik për lëndën Edukatë muzikore i angazhuar në Entin Pedagogjik Rajonal të Gjilanit.


Në vitin akademik 2002/03 angazhohet në Fakultetin e Edukimit ku ligjëron lëndët: Art muzikor me metodologji, Muzikë vokale dhe Interpretim në një instrument. Më pas është angazhuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në përpilimin e programeve për Edukatën muzikore në nivelin e parë të shkollës fillore {Kl. I – V } dhe hartimin e programit për Edukatë muzikore për parashkollorë.


Angazhimi i profesorit Xhevat në fushën e arsimit dhe të kulturës është një model që duhet të studiohet nga studiuesit muzikorë, në veçanti dhe ata arsimorë, në përgjithësi, ndërkaq institucionet arsimore t’ia arkivojnë kontributin e tij dhe të gjeneratës së tij, për të arriturat arsimore në Kosovë.

Share This:

Tags: Muzikolog Pedagog Xhevat Ismajli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.