Friday 20 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Komuna e Gjilanit, fillon me inseminimin artificial dhe vaksinimin e kafshëve

 AAK kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive
Lajme

AAK kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive

9 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon nga kryeministri, Albin Kurti garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe mos të ketë kompetenca ekzekutive.

Në partinë opozitare të Ramush Haradinajt i mirëpresin kushtet e vendosura për Asociacionin, por thonë se janë më hezitues ndaj deklarimeve të pushtetit, andaj konsiderojnë se duhet të merren për bazë më shumë zotimet amerikane, ku potencohet se nuk do të lejojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet një pushtet i tretë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress se e kanë përkrahur marrëveshjen bazë me Serbinë, por shton se duhet kujdes në aneksin e zbatimit që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

“Po kërkojmë garanci që (Asociacioni) të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos ketë një pushtet të tretë në Kosovë dhe të respektohet Kushtetuta. Është një verdikt i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë po e kërkojmë. Në parim ne si parti opozitare e kemi përkrahur planin franko-gjerman dhe gjithmonë kemi kërkuar që mos të ketë dialog teknik, por të kalohet në dialog politik dhe të trajtohen çështjet…Shpeshherë ne hezitojmë në atë çka e thonë nga pushteti, por unë shpesh herë besoj në atë se çka e thonë zyrtarët amerikanë se nuk do të lejojnë të ketë pushtet të tretë, që nuk do të lejojnë që Asociacioni të jetë me kompetenca ekzekutive dhe që destabilizon Kosovë, po ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thotë ajo.

Deputetja opozitare e sheh si të dobishme edhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Ajo kërkon që takimin e radhës të nivelit të lartë të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit me dhunë.

“Le të nënshkruhet ajo, pasi është mëkat për familjarët e të pagjeturve që edhe 24 vite pas luftës nuk e kanë një vend ku të vendosin një buqetë me lule për familjarët e vet. Kjo është një plagë e hapur që duhet të mbyllet, por mirë që është edhe një komision monitorues tre palësh që i monitoron zbatimin e këtyre marrëveshjeve që po arrihen. Tash nëse nuk e zbaton Kosova le të sanksionohet Kosova, por nëse nuk e zbaton Serbia të ndëshkohet ajo dhe të hiqen këto standardet e dyfishta”, potencon Kadrijaj.

Në anën tjetër, Kadrijaj rendit ato, të cilat i quan dështime të Kosovës në politikën e jashtme.

“Ne po e shohim se nuk kemi asnjë njohje të re, nuk kemi asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, cilat janë avancimet, çka ka përfituar Kosova në politikën e jashtme. Anëtarësimin as në Këshillin e Evropës nuk kemi mundur të bëjmë me gjithë këtë lobim që e kanë bërë edhe delegacioni i Kuvendit. Një performancë e mirë bazohet në rezultate dhe jo fjalë. Në fakt cili është rezultati apo perforamnca e Kosovës, pasi edhe është dobësuar subjektiviteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare, qoftë me veprimet të pamatura në veri, mosdakordimin me aleatët tanë”, thekson ajo.

Komuna e Gjilanit – Dëgjim Publik për punësim të personave me nevoja të veçanta

Komuna e Gjilanit – Dëgjim Publik për punësim të personave me nevoja të veçanta

Ndërkaq, në dyvjetorin e punës së Qeverisë Kurti, Kadrijaj thotë se s’ka asnjë rezultat konkret, ku mund të theksohet puna e tyre.

“Në total nuk ka qenë e mirë, kisha pas dëshirë që me pas rezultate konkrete kjo qeveri, edhe pse jam opozitë. Por, puna e mirë shihet me rezultate konkrete, të cilat në fakt nuk i kemi…Ka rritje të çmimeve, tash prapë rritje të energjisë elektrike. Unë mendoj se kjo qeveri ka qenë edhe qeveri konfliktuoze, me gjitha kategoritë ka nxitur konflikt siç është rasti edhe me pagën minimale”, përfundon ajo.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë kësaj jave ka thënë se kanë pesë kritere që sipas tij, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk do të jetë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mes tjerash, ai ka përmendur harmonizimin me marrëveshjet e vitit 2013-2015, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për statutin e Asociacionit dhe një letër të ish shefes së diplomacisë së BE-së, Frederica Moghereni, ku zotohet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive./kp/

Share This:

Tags: AAK Time Kadrijaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
Lajme

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

AAK prezanton 8 kandidatët për kryetarë në

5 June 2025

AAK prezanton 8 kandidatët për kryetarë në zgjedhjet lokale 05 Jun, 17:56 AAK ka

Lajme

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin

12 May 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për vlerësimin e

Lajme

VV, PDK, LDK, AAK… – Dalin listat

19 February 2025

Me votat e numëruara deri tash, kanë dalë listat e kandidatëve të partive politike

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.