Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Serbe?
Lajme

A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Serbe?

8 April 2023 0 Comment 9 min read

AA

Lista Serbe deklaroi, se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri më 23 prill. Për kryeministrin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje është “shenjë e kontrollit të Beogradit”.

Zona Ekonomike – Takim Publik

Zona Ekonomike – Takim Publik

Serbët e veriut të Kosovës pritet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 23 prill në veri të Kosovës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zhvillohen pasi kryetarët e Listës Serbe dhanë dorëheqjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Lista Serbe, partia më e madhe që udhëheq serbët e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, kjo për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lista Serbe. “Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsyeja pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se gjithsej ka 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb, por asnjë nga Lista Serbe. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është rreth 45 mijë.

Kurti shikon ndikimin e Beogradit

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është “shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”. Kryeministri tha se zgjedhjet në veri do të mbahen dhe “kushdo që synon të cenoj mbajtjen e tyre, do të përballet me forcën e ligjit”.

“Pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm dhe pa pengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cënoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti. Sipas tij, “institucionet e Kosovës do të  ofrojnë siguri për qytetarët në veri pa dallim”.

“Unë jam i bindur në bazë të organeve dhe institucioneve tona shtetërore që unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi. U bëjë thirrje qytetarëve në katër komunat në veri që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar”, tha kryeministri Kurti në një seancë parlamentare.

Serbia mbështet mospjesëmarrjen në zgjedhje të Listës Serbe

Qëndrimi i Serbisë për këto zgjedhje u bë edhe njëherë i qartë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas procesit të Prishtinës “nuk do të ketë legjitimitet”, ka thënë ai.

“Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposhti NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”, tha Vuçiq, transmeton RTS.

Nga koha e themelimit në vitin  2013, Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës, ato lokale apo qendrore.

OJQ: Situata e brishtë për zhvillimin e zgjedhjeve

Vëzhgues të Bashkimit Evropian vazhdimisht nëpër raporte vlerësimi të mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore kanë  potencuar se Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”.

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se rrethanat aktuale, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. Sipas kësaj organizate, që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore në Kosovë, situata në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, është e brishtë”.

“Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, thuhet në një reagim publik të kësaj organizate. Në reagim thuhet po ashtu, se për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë të komunitetit serb, KQZ-ja po përballet me sfida në përgatitjet e nevojshme.

Pse u larguan serbët e veriut nga institucionet?

Serbët në veri kanë dhënë dorëheqje kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të shkuar përfshirë edhe kryetarët e komunave, si shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për në veriun e Kosovës që mbahen me 23 prill, ishte planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të shkuar,  mirëpo institucionet e Kosovës u detyruan t’i shtyjnë ato, për shkak të incidenteve dhe tensioneve në veri, dhe thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Zyrtarë të Bashkimi Evropian dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-tit, kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në këto zgjedhje./DW

Share This:

Tags: Zgjedhjet ne Veri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

KQZ pritet të miratojë qendrat e votimit

14 April 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë sot mbledhje, ndërkaq pritet të miratohet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.