Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Introduktat – Fan S. Noli
Kulturë Lajme

Introduktat – Fan S. Noli

6 April 2023 0 Comment 14 min read

AA

Introduktet apo parathëniet e përbëjnë bazën e mendimit kritik te Nolit. Mjafton të përmenden kryeveprat botërore si: Hamleti, Makbethi, Jul Cezari e Othello te Shekspirit, pastaj veprën monumentale të letërsisë persiane “Rubairat” të Omark Khajamit, romanin nga më të lexuarit që njeh historia e njerëzimit “Robinson Kruzo” të Daniel Defos, kryeveprat “Armiku i popullit” dhe “Zonja Igra e Ostronit” të Ibzenit si dhe “Don Kishoti i Mançes” të Servantesit për të krijuar përceptimin se Noli ishte një “lapidar” i kulturws sonë të gjithëmbarshme dhe mund të vlerësohet si “Maja e Ajsbergut” të mendimit kritik që ka njohur historia e letërsisë shqipe.

Shkruan: Xhemail Veseli

Konstatimi se introduktet e Nolit ngërthejnë në vete edhe një tok mendimesh politike duket të jenë të sakta. Influencimi politik duket të jetë më i theksuar te “Rubairat”, “Armiku i popullit” dhe “Don Kishoti i mançës” të cilave vepra, mendimin e tij kritik Noli ua dedikoi pikërisht në kohën kur ishte larguar nga posti i kryeministrit.

Zona Ekonomike – Takim Publik

Zona Ekonomike – Takim Publik

Tek introduktat e para paraqet disa mendime elementare për autorin mandej shpjegon në pika të shkurta veprimtarinë e tij letrare kurse subjektin e veprës e paraqet në formë të shkurtuar, shpesh herë vetëm me dhjetë rreshta.

Duke shpjeguar hollësisht ngjarjet që përbëjnë thelbin e veprës, Noli bën analizën e personazheve qëndrore dhe dytësore pa e harruar edhe ambientin dhe rrethanat historike që kanë karakterizuar për të cilat flasin veprat. Në introduktat që u ka bërë veprave të Shekspirit vërehet se Noli anon më tepër të jep gjykime të rëndësishme dhe interesante duke u bërë një analizë të thellë karaktereve të personazheve kryesore, qoftë kur bën fjalë për Makbethin, qoftë kur zbulon botën e gjerë e komplekse të Hamletit, apo kur shkruan për Brutin e Kasin tek drama “Jul Cezari”.

Introduktat e Nolit ndriçojnë autorin në shumë aspekte: Ato flasin sheshit për bindjet e tij, tregojnë natyrën dhe temperamentin e tij, vëjnë në dukje intuitën, erudicionin, kulturën e gjithmbarshme – kompletimin dhe rrugën e drejtë të një kritiku 4.

Fshati i paraardhësve të Fan. S. Noli

Në introduktën e parë ,“Othello”, Noli provon të lëshohet në shfletime e zbërthime të karaktereve, të filozofis dhe etikës tyre, por mendimet e kristalta e të shprehura me stilin e tij rrëmbyes që do të kamuflojnë më vonë, këtu akoma nuk mund të vijnë në shprehje sa duhet. U mungon baza e pikëpamjeve në saje të së cilës do të vë aq shumë zjarrë në krijimtarinë e mëvonshme, prandaj, sikundër që është thënë nga shumë studiues të krijimtaris Noliane, në introduktën e tij të parë “Othello”, duket të mos ketë pasur ambicie më të mëdha se sa vetëm t’i paraprijë lexuesit në të kuptuarit e subjektit dhe elementeve themelore të veprës.5.

Sipas Mitrush Kutelit, Noli, me shqiprimin e veprave “Don Kishoti”, “Jul Qesari”, “Armiku i popullit”, “Z. Ingra e Ostrotit”, “Hamleti”, “Makbethi” e “Othello” përpara botës shqiptare shfaqet si i pari kritik e estet i vendit6. Kuteli këto vepra i konsideron si modele të gjalla analizimi e gjykimi të thellë që u ka bërë Noli duke pasqyruar njëkohësisht kthjelltësinë e mendjes dhe ngrohtësinë e shpirtit Nolian e sidomos kulturën e gjërë të tij. Me këto përkthime që njëherit janë të shoqëruara me kritikën e tij, Noli sjell para botës shqiptare pikëpamje shoqërore krejtësisht të reja për kohën në letrat shqipe. Ajo që i dallon përkthimet e Nolit krahas përkthimeve tjera në shqip është pikërisht afiniteti i punës prej rikrijuesi.

Në fazën e dytë të krijimtaris së Nolit si kritik bie në sy simpatia e thellë ndaj shtresës së vuajtun por rezistuese si dhe qëndrimit të tyre stoik e revolucionar. Noli njihej me karakterin e tij prej revolucionari që e manifestonte në

forma të ndryshme. Kritikën e Nolit e ka vlerësuar edhe Rexhep Qosja i cili thekson se: “Kërrkund më rrast se në këtë studim (Aludon: “Bethoveni dhe revolucioni francez”), nuk shihet Noli kritik, muziktar, sociolog, poliglot, portretist – Noli polihistorian duke i dhanë tatpjetën tezës së Vensan d’Endit sipas së cilës “Bethoveni u quajt një katolik të cilit s’i bëri fare përshtypje revolucioni francez”. Pra Qosja mbështet Nolin në konstatimin për “Bethovenin dhe rovolucionin francez”. Në anën tjetër, Noli kur flet për Bethovenin e nxjerr atë si ateist. Të njejtën gjë e kishte bërë më parë edhe për Omar Khajamin.

Kritika e Nolit karakterizohet edhe me stilin e tij shumë të veçant. Qosja vlerëson se “Ai që lexon herën e parë diçka prej tij (Nolit), herën tjetër, sapo të lexojë fjalinë e parë do ta kuptojë se lexon po atë njeri”.

Edhe në introduktën kushtuar kryeveprës së Shekspirit e mbarë njerëzimit “Hamleti”, Noli i bën një përshkrim subjektit të veprës për të kaluar tek personazhet por nuk lë anash edhe mendimin kritik të shumë autorëve pararendës që citon në raste të cakuara siç ishte p.sh. Gëteja. Ai bën tentativë të hyjë thellë në psikologjinë e vet Hamletit duke konstatuar se arsyen kryesore të vuajtjes së tij, (Hamletit), duhet kërkuar më tepër në ndjenjën që ka pësuar një tronditje fatale për vdekjen se sa në ndjenjën që është i pazoti për veprim. Ndërkaq Ofelinë e sheh me një sy dhëmbjeje për fatin e saj dhe rrethanat që i janë vënë si barrë duke konstatuar se sikur të merrnin punët një rrugë normale, Ofelia do të bëhej mbretëresha e lumtur e Danimarkës përkrah të dashurit të saj, një mbreti ideal7. Është shumë interesante të hetohet dhe të studiohet fakti se si u njoh dhe si lindi ideja për përkthimin e “Rubairave” të Omar Khajamit nga Noli. Ç’është e vërteta, të dhënat burimore të drejtpërdrejta për këtë ngjarje janë të pakta. Nga gjurmimet e bëra rezulton që Noli këtë vepër nisi ta përkthejë në vitin 1924. Rubairat e para që shqipëroi ia

dërgoi mikut të tij në SHBA, Koço Tashkos. Nuk dihet për t’i botuar apo për t’i kërkuar mendim, por fati deshi që Tashko jo vetëm t’i botojë në gazetën “Dielli”, por edhe t’i shoqërojë me një shkrim ku flet për vlerën e “Rubairave” dhe çmon lart shqipërimin e Nolit. Koha kur i përktheu Noli këto ishte shumë e trazuar. Kjo koincidoi dhe me ngjarjet kulmore politike të viteve ’20. Noli, kur përkrahësit e Zogut sulmojnë Tiranën, detyrohet të lë zyrën e Kryeministrisë dhe të niset në drejtim të Durrësit. Mirëpo, në rrugë e sipër i kujtohet se ka harruar dorëshkrimet e “Rubairave” të përkthyera. Atëherë jep urdhër të kthehet mbrapsht. Ordinanca e tij, kur dëgjon arsyen pse Noli do të kthehej mbrapa në atë tollovi, i thotë: “Imzot, ju vazhdoni rrugën. Unë do të shkoj t’i marr vetë “Rubairat’ dhe kështu do të ndodhë pastaj. Ai kthehet dhe hyn në Tiranë mes luftimeve që zhvilloheshin, shkon në Kryeministri ku merr dorëshkrimet dhe ia dërgon Nolit që e priste në Durrës. Ordinanca ishte një njeri i thjeshtë e besnik i Nolit.

Për arsyen e përkthimit të “Rubairave” në gjuhën shqipe, studiuesi Nasho Jorgaqi vlerëson se një përgjigje e plotë dhe shkoqitëse do të donte shumë kohë. Është vërtet e çuditshme që një klerik i lartë si Noli të përkthente një vepër siç janë “Rubairat’. Siç dihet ato i përkasin një prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes persiane që ka zgjatur nëntë shekuj, (shek VII-XVI), një rilindje që dha poetë e dijetarë të mëdhenjë ku ndër më të shquarit ishte Omar Khajam. Një poet i madh por edhe një astronom e matematicien i shquar. Ai do të lëvronte një lloj të veçantë poetik siç është Rubaira ose Rubajatë, që është një strofë e përbërë vetëm prej katër vargjesh në të cilën poeti shpreh ndjenjat, mendimet, gjendjen e tij shpirtërore. Këto vargje janë tepër lakonike dhe ashtu siç thonë kritikët, në to fjala ndihet ngushtë, kurse mendimi ndihet i lirë. Për pasojë, përkthimi i “Rubairave” është shumë i vështirë dhe ato iu bënë të njohura botës perëndimore për herë të parë në shekullin XIX nga Eduard Fitzgerald. Supozohet se Khajami kishte shkruajtur rreth një mijë rubaira. Mirëpo, është konstatuar nga studiues të shumtë se vetëm gjysma e tyre janë origjinale që i takojnë Khajamit. Pjesa tjetër konsiderohen apokrife, domethënë të falsifikuara.

Shqipërimi i “Rubairave” nga Noli u shoqërua me një studim shkencor dhe me shënime historiko-letrare që tregojnë për përgatitjen e tij serioze, të cilat edhe sot e kësaj dite i kanë qëndruar kohës.

Vërtet “Rubairat” janë krijime poetike të mrekullueshme, të thella, me frymë liridashëse, me dashuri për jetën. “Rubairat’ i japin lexuesit gjithë bukurinë, hijeshinë e shijen e gëzimeve të jetës. Kur këto i lexon e shijon në shqip, të dhëna nga një klerik i lartë që ka predikuar dogmën fetare në kishë, e kupton dhe ndjen fuqishëm madhështinë e mendjes dhe zemrës së Nolit, thekson Jorgaqi.

Kjo padyshim që bie në sy kudo në përkthimet e tij dhe mjafton të analizohet një strofë e vetme e versionit anglisht të reprodukuar në shqip dhe e njejta të krahasohet me përkthimin poetik që i ka bërë Noli:

Avake! For Morning in the Bawl of Night

Has flung the stone that puts the Sars to Feght:

And L: the Hunter of the East has cught

The Sultan’ s Turret in a Noose of Light.

Reprodukimi:

Zgjohu: Sepse mëngjez nga rruzull i natës

E gjuajti gurin që i trembi yjet

Dhe shih! Gjahtari i Lindjes ka zënë

Kullën e Sulltanit me spangon e dritës.

Përkthimi poetik Nolian:

Zgjohu: Mëngjesi me shigjet’e grisi

Perden e natës, Yjt’ I arratisi,

Dhe dielli gjahtar me rreze kapi

C’do maje mali e pallati e lisi

Fan S. Noli Fjalim i Rralle i Nolit ne vitin 1962 ne SHBA

Share This:

Tags: Fan Noli Introduktat
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

“Rebeli” Fan Noli, Ilir Ikonomi sjell librin

19 December 2024

Në ambientet e Biblotekës Publike “QEMAL BAHOLLI” në Elbasan është promovuar Libri “Rebeli” Fan

Kulturë Letërsi Librari Muzikë Teatër

Fan S. Nolit, Introduktat, studimet, muzika, shqipërimet

13 August 2023

Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.