Vlera e Kosovës dhe Andorrës
Sondazhi nga UEFA paraqet Kosovën favorit absolut ndaj Andorrës
Pak orë na ndajnë nga përballja e dytë e Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.
Dardanët janë nikoqir të Andorrës për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me Zvicrën që është lider me tri sosh, po aq sa ka edhe Romania, Izraeli me një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.
Kosova do të pres Andorrën në kuadër të fazës së grupeve për eliminatoret e Euro 2024.
Dardanët kanë një vlerë prej 95.2 milionë euro dhe janë dukshëm më të vlefshëm se kundërshtari.
Kjo pasi Andorra ka një vlerë totale prej 2.4 milionë euro.
Lojtari kryesor i Kosovës dhe Andorrës
Lojtari kryesor i Kosovës, është kapiteni Amir Rrahmani, që ka edhe vlerën më të lartë në treg.
29-vjeçari luan te gjiganti italian Napoli.
Rrahmani është edhe futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës, pasi vlera e tij në ‘Transfermarkt’ është 25 milionë euro.
Në anën tjetër lojtari kryesor është portieri i Villarrealit, Iker Alvarez, që vlen 500 mijë euro.