Wednesday 20 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Pensionohet mësimdhënësi i shkollës “Abaz Ajeti”, Muharrem Nuhiu

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare – dështon edhe ajo

FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

Politico: Putini i propozoi Trumpit që të takohen në Rusi me Zelenskyn, ideja u refuzua

Ndërron jetë Drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Greta Kryeziu

Trumpi thotë se SHBA-ja mund të ofrojë mbështetje ajrore për Ukrainën

Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Autobusi nga Kosova aksidentohet në Gjermani, raportohet për 30 të lënduar

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

“I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë kroatë nga mërgimi rikthehen në shtëpi”

 SHBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin
Kuriozitete Lajme

SHBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin

17 March 2023 0 Comment 5 min read

AA

Qeveria në Uashington kërcënon me ndalimin e TikTok në mbarë vendin, në rast se kjo video-platformë nuk shkëputet nga koncerni kinez amë Bytedance.

Qeveria e SHBA.së i ka kërkuar pronarit kinez të TikTok, që aksionet e veta të aplikacionit të videove të shkurtëra t’i shesë ose duhet të llogarisë me një ndalim në SHBA, vuri në dukje sipërmarrja.

Zyra presidenciale në SHBA refuzoi të japë deklaratë.

Tiktok dhe Pekini ndihen të sulmuar me pa të drejtë

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, javën e ardhëshme do të paraqitet në Kongresin e SHBA-së. Në një njoftim në media kjo sipërmarrje e merr në konsideratë një shkëputje nga Bytedance si një mundësi e fundit për të shmangur rezervat e sigurisë që ka SHBA.

Bytedance konfirmoi, se 60 përqind e aksioneve janë në duar të investitorëve global, 20 përqind në posedim të punonjësve dhe 20 përqind në duart e themeluesit. TikTok theksoi, se nuk e konsideron veten si bijë të një sipërmarrjeje kineze, sepse aksionet e Bytedance janë me shumicë në duar të investitorëve perëndimorë dhe selia zyrtare e firmës ndodhet në ishujt Cayman.

Sipërmarrja dhe koncerni amë Bytedance përballen me kritika në mbarë botën për shkak të afërsisë me qeverinë e Kinës. Autoritetet e sigurisë druajnë, se Republika Popullore e Kinës shfrytëzon të dhënat personale të përdoruesve ose abuzon me të për të manipuluar opinionin publik. TikTok dhe qeveria kineze vazhdimisht i kanë hedhur poshtë këti kritika.

Në SHBA ka shqetësime si tek republikanët ashtu edhe tek demokratët e presidentit Joe Biden, se autoritetet kineze dhe shërbimet sekrete përmes TikTok mbledhin informacion për amerikanët ose mund t‘i influencojnë ata. Megjithatë ndalimi në SHBA është i lidhur me pengesa të mëdha ligjore. Përpjekja e ish-presidentit Donald Trump, gjatë mandatit të tij për ta ndaluar TikTok dështoi në gjykatat e SHBA-së.

Britania e madhe e ka ndaluar TikTok në celularët zyrtarë

Tani nëpunësve britanikë të shtetit u duhet ta shuajnë nga celularët e tyre të punës aplikacionin TikTok. Ndalimi i këtij aplikacioni ka hyrë në fuqi me efekt të menjëhershëm, deklaroi ministri Oliver Dowden (16.03.2023). Me këtë vendim qeveria britanike iu përgjigj rekomandimit të Autoritetit kombëtar të Sigurisë Kibernetike duke u bazuar në rezervat lidhur me mbrojtjen e të dhënave.Disa shtete të tjerasi SHBA, Gjermania, Belgjika dhe Kanadaja kanë shprehur ndalime të ngjashme ndërkohë. Edhe të punësuarit në Komisionin e BE-së nuk lejohen ta përdorin këtë platformë në telefonët celularë zyrtarë.

TikTok me mbi një miliard përdorues në mbarë botën është mjaft i preferuar sidomos nga brezi i ri. Ata mund të postojnë video të shkurtra, një algoritëm propozon video për t’u shikuar. Përdorimi i shërbimit të videove të shkurtra është shtuar ndjeshëm në SHBA edhe në radhët e përdoruesve më të moshuar të internetit. Mbi  100 milion vetë e përdorin në SHBA këtë platformë. TikTok ndërkohë u aka kaluar rrjeteve të tjera si Youtube, Twitter, Instagram dhe Facebook sa i përket kohës që konsumojnë në të përdoruesit.DW

Share This:

Tags: Tik Tok
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Pensionohet mësimdhënësi i shkollës “Abaz Ajeti”,

20 August 2025
Lajme

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika

20 August 2025
Lajme

FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në

20 August 2025
Lajme

Politico: Putini i propozoi Trumpit që të

20 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Miratohet projektligji që mund ta bllokojë TikTok-un

24 April 2024

Senati në SHBA ka aprovuar një projektligj që mund ta ndalojë TikTokun në Amerikë,

Kuriozitete Lajme

Fëmijët e vjedhur të Gjeorgjisë: Binjaket e

26 January 2024

Amy dhe Ano janë binjake identike, por menjëherë pasi lindën, ato u morën nga

Lajme

Paralajmëron vetëvrasje në Tik Tok, Drejtoria për

6 July 2023

Pas një postimi në TikTok, ku flitet për vetëvrasje, intervenon policia duke identifikuar personin.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.