Konjufca pa avokat, dështon gjykimi ndaj tij
Për shkak se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk kishte të angazhuar mbrojtës, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj tij për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvendin e Kosovës.
I akuzuari Konjufca ka thënë se nuk dëshiron të angazhoj mbrojtës pas pyetjes së gjykatëses Edita Çanta se a kishte angazhuar mbrojtës meqë me Kodin e ri të Procedurës Penale mbrojtja është e detyrueshme.
Lidhur me këtë, gjykatësja Çanta tha se do të njoftohet Oda e Avokatëve të Kosovës për t’i caktuar avokat sipas detyrës zyrtare.
Ndërkaq, në këtë seancë prezent në cilësinë e dëshmitarit ishte edhe ish-deputeti i PDK-së Adem Grabovci si dhe prokurori i shtetit Besart Mustafa.
Glauk Konjufca pa avokat, dështon gjykimi ndaj tij se hodhi gaz lotsjellës në Parlament
Për shkak se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk kishte të angazhuar mbrojtës, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj tij për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvendin e Kosovës.
I akuzuari Konjufca ka thënë se nuk dëshiron të angazhoj mbrojtës pas pyetjes së gjykatëses Edita Çanta se a kishte angazhuar mbrojtës meqë me Kodin e ri të Procedurës Penale mbrojtja është e detyrueshme.
Lidhur me këtë, gjykatësja Çanta tha se do të njoftohet Oda e Avokatëve të Kosovës për t’i caktuar avokat sipas detyrës zyrtare.
Ndërkaq, në këtë seancë prezent në cilësinë e dëshmitarit ishte edhe ish-deputeti i PDK-së Adem Grabovci si dhe prokurori i shtetit Besart Mustafa.
Pas njoftimit të gjykatëses për seancën e radhës, dëshmitari Grabovci tha se tjerë janë ata që kanë gjuajtur dhe se asgjë nuk i kujtohet.
“Vallahi gjyqtare kur dush, po nuk osht ky që e ka gjujt, tjerë janë ata që kanë gjujt”, tha Grabovci.
Gjykatësja Çanta më pas tha se për këtë mund të deklarohet në seancën e radhës, e që Grabovci vazhdoi me fjalët “Po sen nuk më kujtohet, ndaq thirrem sa herë dush kurgjo nuk m’kujtohet”, duke ju drejtuar të akuzuarit Konjufca se “Unë ty s’tkom pa e Albinin po”.
Ndërsa lidhur me mungesën e dëshmitarit Slobodan Petroviq, gjykatësja Edita Çanta konstatoi se gjykata nuk ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt dhe për këtë do të presë fletëkthesë e më pas do të veprojë sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë më 15 mars 2023.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.
Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.
Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.
Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.