“Zonja e vjetër”, nuk arrin të fitojë ndaj Nantes
Juventusi ka luajtur baras (1-1) ndaj Nantes në Allianz Stadium, në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ në Ligën e Evropës.
Rezultati u zhbllokua pas 13 minutash lojë. Federico Chiesa dhuroi një asistim për Dusan Vlahovic, i cili shënoi për epërsinë e vendasve.
Me epërsi prej një goli skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët arritën t’i barazonin shifrat.
Një kundërsulm fantastik të skuadrës franceze e kompletoi me gol Ludovic Blas pas një ore lojë (60’).
Bianconerët patën disa raste shënimi në minutat në vazhdim, mirëpo nuk ia dolën që ta rikthenin epërsinë.
Rezultati i barabartë lë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet më 23 shkurt në Beaujoire Stadium.