Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu, Zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në vitin 2025 janë kryer 44,717

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra të rinj

Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda

Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve, në 25 komuna përmbyllet procesi

 Ministria e Jashtme: S’ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi
Lajme

Ministria e Jashtme: S’ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi

14 February 2023 0 Comment 5 min read

AA

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që është mesin e viktimave nga tërmetet që kanë goditur Turqinë.

Ky reagim vjen pas disa deklaratave se janë 70 shqiptarë në mesin e të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara që nga data 6 shkurt kur ka ndodhur tërmeti ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas/qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për tu kthyer në Kosovë”, njofton MPJD.

Ministria e Jashtme thotë se në mesin e të vdekurve mund të ketë shtetas turq që kanë prejardhje të vjetër shqiptare.

“Për sa i përket deklarimeve publike të z. Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ju njoftojmë se bëhet fjalë për familje/persona, që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare”.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara thotë se ka kontaktuar dhe ka biseduar edhe me z. Kaya, gjatë javës së kaluar, i cili ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Ministria ka dhënë edhe informata për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti, për datat 10 -13 shkurt 2023.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, është kontaktuar ditën e premte (10 shkurt) nga dy studente nga Kosova, të cilat kanë njoftuar se gjenden në qytetin Adana. Gjatë komunikimit me stafin e Ambasadës, studentet kanë konfirmuar se janë të vendosura në konviktin universitar dhe se janë mirë me shëndet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara po vazhdon komunikimin me të dy studentet dhe po shqyrton të gjitha mundësitë që të realizoj kthimin e tyre në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

MPJD-ja ka njoftuar se me datë 13 shkurt, Ambasada e Kosovës në Ankara është kontaktuar nga një familje nga Kosova që ka arritur të largohet nga qyteti Gaziantep në Ankara dhe ka nevojë për fletë udhëtime për tu kthyer në Kosovë.

“Në pasditen e së hënës(13 shkurt), pas komunikimit sërishëm me ambasadën, familja kanë deklaruar se do të vendosin brenda dy ditësh se a do të udhëtojnë për Kosovë dhe rrjedhimisht të vazhdohet me përgatitjen e fletudhëtimeve. Në numrat emergjent të Ambasadës janë lajmëruar edhe qytetarë të tjerë të Kosovës, të cilët kanë dhënë informata se janë të sigurt dhe se nuk janë prekur nga tërmeti”, thuhet në deklaratë.

Sipas Ministrisë Ambasada dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, janë vënë në gjendje gatishmërie për t’u ofruar ndihmë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në zonat e goditura nga tërmeti.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99;

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD.

Share This:

Tags: Ministria e Jashtme
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu,

27 January 2026
Futboll

Garë shumë e fortë për Këpucën e

27 January 2026
Uncategorised

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që

27 January 2026
Lajme

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike

27 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.