Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

 Tryeza letrare e “Flakës së Janarit 2023”, iu kushtua krijimtarisë letrare e atdhetare të poetit Rexhep Elmazi
Uncategorised

Tryeza letrare e “Flakës së Janarit 2023”, iu kushtua krijimtarisë letrare e atdhetare të poetit Rexhep Elmazi

27 January 2023 0 Comment 10 min read

AA

Manifestimi Mbarëkombëtar i kulturës “Flaka e Janarit 2023”, ka vazhduar edhe këtë të premte, tani përmes pjesës letrare “Pena e Flakës”, që është një nga katër shtyllat kryesore e këtij manifestimi, e ku përmes një tryeze letrare, është nderuar poeti e atdhetari Rexhep Elmazi në 45 vjetorin e vrasjes së tij tinëzare nga UDB-ja serbe.

Të pranishëm në këtë ngjarje letrare ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Kushtrim Zeqiri, familjarë të poetit, shkrimtarë e dashamirë të fjalës së shkuar dhe mysafirë të tjerë.

I pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se për të është nderë dhe kënaqësi e veçantë që sot jemi mbledhur për të vazhduar manifestimin mbarëkombëtar “Flaka je janarit”, përmes njërës nga shtyllat më të rëndësishme të manifestimit, ku kujtojmë poetin Rexhep Elmazi.

“Figurat tona të shquara përgjatë kohës së historisë kanë rëndësi të veçantë. Ajo çfarë bëjmë në “Flakën e Janarit” është që i kujtojmë dhe i nderojmë ata përmes artit, përmes veprave të tyre, ndërkohë që një prej elementeve të veçanta, është fakti që vihen në dukje, përditë e më shumë, vlerat shumëdimensionale të veprimtarëve të kohës “, ka thënë Kryetari Hyseni.

Dëgjim publik për Planin e Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027

Datë: 15.02.2023

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan

Ora: 10:00

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Plani i Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027 që do t’ju prezantojmë në këtë dëgjim publik është i një rëndësie të veçantë për komunitetin e Gjilanit, i cili është dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal.

Qëllimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gjilanit, 2023-2027, është që të identifikoj dhe ofroj zgjidhje për problemet prioritare për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Gjilanit, duke synuar në një menaxhim efektiv të tyre, duke i vendosur ato në agjendën e institucioneve përgjegjëse dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme opinionin e publikut.

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në e-mail adresën: mentor.mihovci@rks-gov.net.

Mirë se vini!

Ai shtoi se, përtej shkrimtar e poet, përtej njeri i dijes e i shkencës, në këtë rast për Rexhep Elmazin, po flasim edhe për veprimtarinë e tij kombëtare atdhetare, ku gërshetojmë vlerat e shumta në një person të vetëm.

Kryetari Hyseni shtoi se është i vetëdijshëm se përmes një tryeze, një takim a një fjalim, nuk mjafton për të nderuar figura të tilla, por përkujtimi është më i rëndësishëm, ndërkaq shembulli dhe modeli që mund të ndjekim ndoshta do të ishte idealja çfarë do të mund të bënim.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit
Sabit Rrustemi, kryetar i ARS Club “Beqir Musliu”

Veçantit poetike të poetit Rexhep Elmazi si dhe ato atdhetare u shpërfaqën në diskutimet e folësve të kësaj tryeze, ku prof dr Anton Nikë Berisha në vështrimin e tij, duke folur për veprimtarinë e poetit, tha se Rexhep Elmazi në një kohë konkrete, diti që pikërisht asaj kohe t’i jap përmasë që e tejkalon vet kohën e tij dhe këtë përmasë të kohës së tij e dha përmes tekstit.

Anton Nikë Berisha, Kritik Letrar
Tahir Arifi, kritik letrar
Diana Toska, artiste/moderatore
Mehmetali Rexhepi, kritik letrar

Mr. Arsim Halili me kumtesën e tij u ndal te “Vetmia” në poezinë e Rexhep Elmazit. “Në strukturën poetike shihet qartë ndërtimit semantikë, ku poeti ruan dy gjendje kohore dhe shpirtërore. Gjendjen fizike të perceptuar në kohë diku i rrethuar nga të tjerët, por jo edhe tani si dhe gjendjen shpirtërore, krijon një tablo të dyfishtë”, thotë Halili.

Arsim Halili, kritik letrar

Kaltrinë Berisha, me punimin e saj elaboroi “Dhembjen” më poezinë e Rexhep Elmazit, duke thënë se poezitë e tij, gërshetohen në tema të tilla si liria e drejtësia, që në njëfarë mënyre edhe pse pikënisjen e kanë në nivelin universal, përmes ligjërimit poetik arrijnë të renditen nëpër shtresat të cilat prekin skajet e shpirtit njerëzor, botën e brendshme poetike të autorit, të zbërthyer në tema personale,…

Kaltrinë Berisha, studiuese/kritike

Tryeza letrare në nderim të poetit Rexhep Elmazi u mbajt në Sallën e konferencave të Bibliotekës së Qytetit, “Fan S.Noli”, e vlen të veçohet se krahas kumtesave të lexuara, u deklamuan edhe poezi nga krijimtaria poetike e këtij shkrimtari, nga Diana Toska.

Përndryshe, “Flaka e Janarit 2023”, vazhdon tutje rrjedhën e saj me aktivitetin e radhës të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, ku në program është shfaqja e natës së pestë, “Babai dhe Babai”, Teatri INTEGRA, Prishtinë.

Share This:

Tags: Flaka e Janarit Rexhep Elmazi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ecja tradicionale në nderim të të rënëve

19 January 2026

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që po organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës

Kulturë Lajme

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025”

26 January 2025

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën

Lajme

Ecja në nderim të të rënëve për

21 January 2025

Ndër aktivitetet tani më tradicionale të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është edhe ecja

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.