Tërmetet në Shqipëri, disa ndërtesa pësojnë dëme në Bulqizë, një pjesë e Durrësit pa rrymë
Pas dy tërmeteve që kanë ndodhur në Shqipëri ka pasur dëme të vogla materiale në disa zona.
Top Channel mëson se dëme materiale ka “Lagja e Re” në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë nga objektet e banimit.
Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, në qytetet e tjera të Shqipërisë janë ndjerë lëkundjet e tërmetit.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë se disa dëme të lehta janë shkaktuar edhe në Xibër të Klosit.