Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

 “Flaka e Janarit” nisi si formë rezistence ndaj pushtuesit
Lajme

“Flaka e Janarit” nisi si formë rezistence ndaj pushtuesit

15 January 2023 0 Comment 8 min read

AA

Gjilan, 14 janar 2023 – Është mbajtur Tryeza e Flakës, në të cilën është diskutuar rreth historisë së “Flakës së Janarit” e për fillet e Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit”, sikurse që ka patur edhe kumtesa rreth personaliteteve që u kushtohet ky manifestim.

Fillimisht, Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e komunës së Gjilanit, në emër të institucioneve komunale, ka thënë se “Flaka e Janarit” është një manifestim që identifikohet me Gjilanin, i cili njëkohësisht i dha identitet këtij qyteti. Sipas saj, vargut të pafund të luftëtarëve për liri i përkushtohet ky manifestim, i cili arriti një nivel të lartë kulturor dhe që tash e 32 vite Gjilanin e bënë kryeqytet kulturor të shqiptarëve.

“Ky manifestim gjithnjë shkoi duke u pasuruar, gjithnjë rrodhi në frymën e unitetit, andaj dërgoi në vend amanetin e dëshmorëve”, tha Morina – Bunjaku.

Studiuesja Sabile Keçmezi – Basha, që është paraqitur me një studim të saj në këtë tryezë, ka theksuara se “Flaka e Janarit” nderon sakrificën e heronjve që ranë për liri që nga periudha e Skënderbeut e deri te lufta çlirimtare. Ajo pati një paraqitje kronologjike, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore e këtej, duke u ndalë në të gjitha periudhat e rëndësishme, që nga kërkesat për flamur e për republikë, vullnetin për liri dhe që pikërisht në këto kohë “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj, pikërisht në kohën e suprimimit të autonomisë së Kosovës e në mungesë të lirisë. Ajo tha se në vitet 90-ta nga pushtuesi tentohej të shkatërrohej çdo aspekt i jetës në Kosovë, pati dhunë, arrestime e vrasje, e “Flaka e Janarit” ishte një formë e rezistencës ndaj pushtuesit. Keçmezi-Basha tha se me këtë manifestim u nderuan heronjtë, dëshmorët, me të u bë thirrje për bashkim e fuqizim e populli u përgatit për ditët që po vinin.

“Flaka e Janarit ishte një organizim që tmerroi armikun dhe megjithëse u tentua që ajo të pengohej, “Flaka…” pati një shpërthim edhe më të vrullshëm, andaj ajo zë një vend meritor në historinë e Kosovës”, tha Keçmezi-Basha.

Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe njëri nga nismëtarët e “Flakës së Janarit”, tha se ky manifestim mbajti gjallë idealin për liri. Manifestimi arriti që të kryej misionin e tij përmes artit e krijimtarisë. Duke rikujtuar nismat e para për krijimin e këtij manifestimi, Syla, tha se ishin kohë të vështira, kohë okupimi klasik, por që nismëtarët nuk u ndalën, të frymëzuar nga heroizmi i Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e i heronjëve të tjerë. Foli se si emërtimin “Flaka e Janarit” e kishte propozuar Hydajet Hyseni, si u rindërtua miniteatri në Bresalc, si u vazhdua me manifestim në Përlepnicë e më pas edhe në Gjilan, duke shtuar se “Flaka e Janarit” kishte për qëllim mbajtjen gjallë të luftës për çlirim. “Flaka e Janarit u ngrit nga djemtë e këtij populli, të cilët bartën barrën kryesore edhe në luftën çlirimtare”, tha zëvendësministri Shemsi Syla që ka kërkuar që të ngrisim edhe më lartë identitetin e “Flakës së Janarit”.

Studiuesi Ilir Vokshi, është paraqitur me një kumtesë mbi “Represionin serb pas vitit 1981”, duke thënë se vetëm në Prishtinë pas demonstratave të vitit 1981 patë nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur. Ai përmendi edhe kërkesat e kësaj demonstrate, që në qendër kishin kërkesën për Kosovën Republikë, foli edhe për mijëra vjet burgim për demonstruesit, për përjashtimet nga puna, institucionet arsimore, por edhe vazhdimin e luftës për liri, duke u formuar një numër i madh i organizatave të fshehta.

Albin Halimi, në kumtesën e tij është ndalë te jeta dhe vepra e Kadri Zekës. Ai ka folur për aktivitetin e Kadri Zekës në grupin Revolucionar të Kosovës, për qëllimet atdhetare të tij dhe të shkove të tij, për botimin e gazetës “Liria” në Zvicër, bashkëpunimin me vëllezërit Gërvalla, mbajtjen e lidhjes së fuqishme me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe për veprimtarinë e Kadri Zekës gjatë e pas demonstratave të vitit 1981 deri në rënien heroike më 17 janar 1982.

Studiuesi Sefesdin Halimi, duke folur për veprimtarinë atdhetare të Rexhep Malës, tha se ai ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968. Foli për largimin nga vendi, arrestimin e tij, qëndrimin burrëror në burg dhe lirimin në vitin 1983, ku përkundër kësaj nuk e ndali aktivitetin atdhetar dhe nuk u dorëzua kurrë. “Për Rexhep Malën çlirimi dhe bashkimi kombëtar ishte ideal mbi të gjitha idealet”, tha ky studiues.

Për veprimtarinë e Nuhi Berishës, me një kumtesë është paraqitur studiuesi Rexhep Arifi, i cili paraqiti fragmente kujtimesh për këtë atdhetar. Ai tha se Nuhi Berisha që nga mosha e re iu bashkua lëvijeve ilegale dhe se ai pati aftësi të jashtëzakonshme komunikuese. Ishte njeri i sakrificave, shkruante parulla e shpërndante trakte. Sipas Arifit, Nuhi Berisha ishte organizator i formacioneve të para stërvitore për luftën e armatosur. Ai rrugëtoi me Rexhep Malën, deri në rënien heroike në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Në këtë tryezë në pjesën diskutuese morën pjesë edhe Tefik Basha, Lulzim Zymberi e Ibush LLapashtica, që evokoi kujtime të qëndrimit ilegal të Rexhep Malës e Nuhi Berishës në shtëpinë e tyre e kjo tryezë është organizuar me përkrahjen e Komunës së Gjilanit, Drejtoria për KUlturë, Rini e Sporte me drejtor Kushtrim Zeqirin si dhe organizatori Blerim Haziri.

Share This:

Tags: Flaka e janarit 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti sot me diell dhe pjesërisht i

22 June 2025
Lajme

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas

22 June 2025
Lajme

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi

22 June 2025
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Partitë opozitare, (LDK, PDK dhe AAK), votojnë

11 January 2024

Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE), ka thënë se në seancën

Kulturë

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin

29 January 2023

Pas gjashtë ditësh intensive me prezantime të shfaqjeve të ardhura nga trupa teatrale të

Kulturë Lajme

“Toka e shpirtrave të trazuar”, shfaqje ku

26 January 2023

Gjilan, 26 janar 2023 – Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Shqipe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.