Edhe Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu deklarohen të pafajshëm në gjykatë
Deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu si dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë deklaruar të pafajshëm në gjykatë lidhur me akuzën për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.
Ish-deputetja Kadaj-Bujupi tha se nuk ka çfarë të shtojë ngase që 7 vite është deklaruar e pafajshme.
Të pafajshëm u deklaruan edhe të akuzuarit Haxhiu, Lekaj dhe Baftiu.