Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

 Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë
Kulturë Lajme

Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

5 January 2023 0 Comment 9 min read

AA

Kërkesë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulekuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Kjo kërkesë i është përcjelle Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe të gjitha partive politike.

Në vazhdim mund të lexoni kërkesën e plotë:

KËRKESË

Lulekuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

ARSYETIM:

Në disa vende të botës, së paku prej një shekulli, lulëkuqet kanë shërbyer si simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftërave anekënd globit. Kështu, për shembull, në Britaninë e Madhe dhe në disa vende të Komonuelthit, lulëkuqja, me ngjyrën e saj të gjakut, është simbol i përkujtimit të luftëtarëve të rënë në fushëbeteja, veçanërisht të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe i solidarizimit me familjet e tyre. Edhe kanadezët e kanë përcaktuar këtë lule si simbol të premtimit, që do t’i përkujtojnë dhe që nuk do t’i harrojnë kurrë, ata të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit. Përkujtimi i të rënëve në Kanada bëhet çdo vit në orën 11:00, në ditën e 11-të të muajit të 11-të.

Që nga viti 1922, edhe Franca, më 11 nëntor të çdo viti përkujton viktimat e Luftës së Parë Botërore. Francezët  kanë zgjedhur lulen e kokoçelit të kaltër, për arsye të ngjyrës së kaltër që kishin uniformat e ushtarëve të vrarë, si simbol nderimi ndaj të gjithë atyre që kishin dhënë jetën për lirinë e Francës.

Madje edhe në përkujtim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, që u përcaktua të bëhet çdo vit më datë 8 maj, kokoçeli i kaltër mbeti simboli kombëtar i Francës.

Pas konsultimeve të shumta, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë:

  1. vrasjen,
  2. dhunën seksuale,
  3. spastrimin etnik dhe
  4. shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Përveç domethënies së veçantë që ka çdo petal i simbolit tonë dhe që e dallon nga forma e petaleve që kanë lulëkuqet-simbol të vendeve të tjera, në simbolin e gjenocidit në Kosovë dallon edhe “zemra e lulëkuqes”: në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në logon tonë janë paraqitur figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive, që ishin viktima të këtij gjenocidi.

Petalet e lulëkuqes në këtë logo janë të vendosura në formën e shkronjës X, për arsye se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që forcat e armatosura serbe të udhëzoheshin drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet.

Me një fjalë, forma e petaleve dhe figurat e burrave, grave, djemve dhe vajzave simbolizojnë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra- mijëra shkatërrimeve që u kryen gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë.

Si e tillë, mendojmë se kjo logo meriton të jetë simbol i përbashkët i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Meqë jemi në prag të 15 janarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, përcaktimi nga institucionet tona shtetërore i një simbol unik, që mishëron këtë tragjedi kombëtare, është mënyra më e mirë për të përçuar mesazhin e unitetit përballë krimit të gjenocidit – plagës së hapur në qenien tonë kombëtare.

Gjenevë, më 16 nëntor 2022

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

Kryetar

Bardhyl Mahmuti

Share This:

Tags: Lulekuqja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti sot me diell dhe pjesërisht i

22 June 2025
Lajme

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas

22 June 2025
Lajme

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi

22 June 2025
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.