Monday 25 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia e Gjilanit dhe Shkolla e Arteve “Adem Kastrati” bashkë në projektin “Errësia – Drita”

PDK në Gjilan mban takim në kuadër të parafushatës për zgjedhjet e 7 qershorit

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjilan: Pagesa e Kurbanit edhe gjatë fundjavës

Rikthim në kohë: KF Liria e Pogragjës dhe kujtimet e paharrueshme të vitit 1978

Pjesë të Gjilanit mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve në rrjet

“Errësira – Drita”: Policia e Gjilanit dhe Shkolla e Arteve “Adem Kastrati” bashkë kundër narkotikëve

Tregu i Kafshëve në Gjilan me frekuentim të lartë në prag të Kurban Bajramit

Në UKZ u promovua libri “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” i autorit Bajram

Ndahet nga jeta humoristi i njohur kosovar, Fadil Gashi

Agim Keka në krye të Federatës së Bejzbollit dhe Softbollit – një emër me autoritet,

 Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme
Lajme

Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme

6 December 2022 0 Comment 4 min read

AA

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e ka vlerësuar si të papranueshme që Komisioni Evropian ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave për Kosovën.

Veçanërisht sipas tij, është shqetësuese pasi Kosovës me vjet i është bërë e padrejtë duke i mohuar liberalizimi i vizave.

“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të vendosin  regjim të vizave për Kosovën!”.

“Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social Twitter.

Absolutely unacceptable for @EU_Commission to list Kosovo as one of visa-required third countries asking 🇲🇪 & 🇲🇰 to introduce visas for 🇽🇰!
Especially disturbing as for years Kosovo was unjustly denied #VisaLib! Double so as all this comes after Berlin Process agreements! pic.twitter.com/dJo9rDpoDc

— Agron Bajrami (@AgronBajrami) December 5, 2022

Komisioni Evropian ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.

Në “Raportin nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”, thuhet se “Mali i Zi nuk ka marrë asnjë vendim për të rreshtuar politikën e vizave me listën e BE-së të shteteve që kanë regjim të vizave. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe fillim të vitit 2022, Mali i Zi është larguar edhe më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova vazhdojnë të përjashtohen nga vizat për qëndrim afatshkurtër. Për disa shtete, përjashtimi është sezonal e për disa është valid gjithë vitin”.

E ngjashëm është folur edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut nuk ka marrë masa në vitin 2021 për të bashkërenduar edhe më tej politikën e vizave me BE-në. Shtetasit e shteteve në vijim, të cilëve u duhen viza për të udhëtuar në BE, ende kanë qasje pa viza në Maqedoni të Veriut: Azerbajxhani, Botsuana, Kuba, El Salvadori, Kosova dhe Turqia. Çdo devijim i mëtutjeshëm nga lista e BE-së për shtetet që u duhen viza, duhet të evitohet. Maqedonia duhet të tregoj përparim në rreshtim të politikave me listën e BE-së”, thuhet tutje në raport. 

Share This:

Tags: BE Kosova MAli i Zi MAqedonia e Veriut
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës

24 May 2026
Lajme

Policia e Gjilanit dhe Shkolla e Arteve

24 May 2026
Lajme

PDK në Gjilan mban takim në kuadër

23 May 2026
Lajme

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjilan: Pagesa e

23 May 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Muzikë

Dizajnerët nga Kosova veshin prezantuesen e Eurovisionit

16 May 2026

Kosova është e pranishme në “Eurovision” përmes krijimtarisë së dizajnerëve të saj, ndonëse nuk

Futboll Lajme Sport

10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në

13 May 2026

Si sot para dhjetë vitesh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja

Lajme

Bie çmimi i naftës në Kosovë, publikohen

12 May 2026

Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar ulje krahasuar me të dielën dhe të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.