Limaj në Konventën Politike të Nismës: LVV po mashtron popullin me patriotizëm
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij në Konventën Politike të Nismës Social Demokratike e cila u mbajt me moton “Veprat Flasin”, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes, duke thënë se kryeministri Albin Kurti do të bëjë kompromise të dëmshme ndaj vendit.
Sipas tij Kosova do të shkojë drejt një marrëveshjeje, e cila nuk do të ketë as njohje e as anëtarësimin në OKB.
Limaj tha se qeverisja aktuale po bënë veprime katastrofale, teksa ka komentuar edhe vendimin për targat ilegale.
“Ky njeri rrugën që ka zgjedhur që fatkeqësisht një pjesë e madhe e njerëzve ende janë të mashtruar, do të jetë njeri që do të bëjë kompromise më të dëmshme në vendin tonë, do ta pozicionojë Kosovën në një pozitë të vështirë. Me këtë logjikë të mashtrimit, shpifjes e frikacakut ky qëndrim për targat është qëndrim frikacak se nuk ka dinjitet të dalë e t’i thotë qytetarit po e shtymë ose nuk po i shtymë, por po mbulon me faza po e pështjellin pak se është frikacak në vendime. Ky po e fut vendin në një pozitë që është vështirë të nxirret. Mos harroni, marrëveshjet e këqija dhe kompromiset e mëdha vinë nga njerëz të tillë. Politikanët e mençur e me përvojë, me kohë paralajmërojnë këto kompromise të domosdoshme.
Kjo natyrë e kësaj politike mundohet ta mashtrojë popullin me patriotizëm, ndërsa veprimet brenda i ka katastrofale. Nga ajo që ne po shohim, Kosova do të shkojç drejt një marrëveshjeje, e cila nuk do të ketë as njohje e as anëtarësimin në OKB. Për më tepër nëse shkon me këtë logjikë do të jetë edhe më keq e do ta ketë edhe ‘Zajednicën’ e fuqishme brenda. Kjo do të jetë dhuratë e shërbimit që Albin Kurti do t’ia kryejë Kosovës, dhe gjithë atyre që e kanë votuar për patriot. Ku ka patriot rreth veti, ngrihuni merreni dy a tre rreth tij, me vepra që kanë bërë për këtë vend. A e dini ku jemi 50% të qytetarëve të Kosovës ka dhënë votë për patriotizëm, kujt? Nipit të Xhevdet Hamzës që thotë është tragjedi çlirimi i Kosovës nga Serbia, pavarësia e Kosovës është fals e ai është këshilltari Albin Kurtit”, tha Limaj.