Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti ne takim kancelarin austriak Karl Nehammer.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot ka pritur në takim një delegacion edhe nga Austria, të udhëhequr nga kancelari austriak Karl Nehammer.
Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Pata kënaqësinë sot ta pres në takim kancelarin austriak Karl Nehammer nga i cili kërkova mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike.
Diskutuam edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve.Ka shkruar presidentja ne profilin e saj ne Facebook.
Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme!