
28-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të viktimave
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në masakrën e Srebrenicës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se masakra e Srebrenicës është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë.
“Nesër është 28 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore në kontinentin evropian”.
“Më 11 korrik 1995 forcat kriminale serbe vranë mbi 8 mijë e 732 boshnjakë në Srebrenicë, për këtë arsye ta përkujtojmë këtë ditë, dhe t’i nderojmë të rënët me 1 minutë heshtje”, tha ai.

Duda Balje u shpërndan deputetëve shalle me simbolin e masakrës së Srebrenicës
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak Duda Balje, ka shpërndarë shalle në Kuvendin e Kosovës me simbolin e masakrës së Sebrenicës, raporton Ekonomia Online.
Ky aktivitet u mbajt me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
Masakra e Srebrenicës, në Bosnje njihte si mizoria me e madhe që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës, një ‘strehë e sigurt’ e Kombeve të Bashkuara.
Rreth 15mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe, të cilët u zunë pritë ndërsa ishin maskuar si ushtarakë të Kombeve të Bashkuara.

