Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur në det

Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në Gaza, do të ndërhymë ne në mënyrë të

Dy minuta seancë, dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari – i sekuestrohen 59 fishekë

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

 26 vjet pas vrasjes së Bajram Kelmendit, vajza e tij ka humbur shpresat për drejtësi për babanë dhe vëllezërit
Lajme

26 vjet pas vrasjes së Bajram Kelmendit, vajza e tij ka humbur shpresat për drejtësi për babanë dhe vëllezërit

24 March 2025 0 Comment 15 min read

AA

Babai i Kosovare Kelmendit, avokati i njohur i të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, dhe dy vëllezërit e saj u vranë nga policia serbe kur NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve ajrore në marsin e vitit 1999 për të ndalur luftën në Kosovë. Deri në ditën e sotme, kurrë kurrkush nuk është nxjerrë para drejtësisë.

Natën e 24 marsit ’99, disa orë para se NATO-ja të niste sulmet ajrore kundër Jugosllavisë së mbetur, Kosovare Kelmendin e thirri në telefon babai Bajrami.

Në zërin e Bajram Kelmendit, avokat i mirënjohur dhe fort i respektuar i të drejtave të njeriut në Kosovë, vërehej shqetësimi i tij i madh.

“Ai kishte pritur arritjen e marrëveshjes paqësore në Rambuje dhe e dinte fort mirë peshën e bombardimit”, ka thënë e bija e tij. “Ai më tha se çfarëdo që të ndodhë, nëse nuk do të vinte, unë do të duhej të shkoja te xhaxhai im në fshat”.

Në kështjellën e Rambujesë, në veriperëndim të Parisit, Jugosllavia kishte refuzuar ta nënshkruante marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës me kryengritësit shqiptarë në Kosovë, atëherë krahinë e Serbisë, e cila bashkë me Malin e Zi, ishin krejt çfarë kishin mbetur prej Jugosllavisë federale. Disa ditë më vonë, NATO-ja nisi bombardimet që të detyronte tërheqjen e forcave nën komandën e Slobodan Milosheviqit, i cili ishte i akuzuar për krime kundër civilëve.

Kundërvënia fillestare e Beogradit ishte e atypëratyshme. Ndërmori një valë të madhe spastrimi etnik, vrasjesh masive dhe zhdukje të shënjestruar të kosovarëve më me nam.

Kosovare Kelmendi, vajza e Bajram Kelmendit, Foto: BIRN

Kosovarja do ta shihte për herë të fundit babanë dy ditë para fillimit të bombardimeve; do ta shoqëronte deri te stacioni i autobusëve në qytetin veriperëndimor, Pejë, ku po jetonte ajo, pas një seance gjyqësore ku ai kish përfaqësuar një klient shqiptar të Kosovës.

“Më kujtohet se ishte i humbur në mendime”, ka thënë ajo, ulur në zyrën e vjetër të babait në përdhesen e shtëpisë së familjes në Prishtinë.

“Ai kishte hedhur shikimin kah malet ku ish lindur”, i ka treguar Kosovarja BIRN-it. Zyra e avokatisë praktikisht nuk është prekur prej vitit 1999. Janë ruajtur madje edhe vrimat e plumbave.

Kur nisën bombardimet ajrore, ajo do të fliste me vëllain Kastriotin, i cili kish punuar për misionin e OSBE-së, të ngarkuar me detyrën e verifikimit të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit nga të dy palët.

“Ai e ndërpreu thirrjen, duke më treguar se kish dëgjuar një trokitje në derë”, kujton Kosovarja. Mëngjesin e nesërm, nëna e saj, Nekibja, gjithashtu avokate, do t’i tregonte asaj se policia serbe kishte thyer derën, hedhur dy granata, që nuk kishin shpërthyer, dhe se kishte marrë babanë dhe dy vëllezërit e saj – Kastriotin 29 vjeç dhe Kushtrimin vetëm 16 vjeç.

“Në dritën e qiririt, nëna do të mundi t’ua shihte fytyrat”, thekson ajo, duke iu referuar fjalëve të policëve.

Aty ishte edhe gruaja dhe dy fëmijët e vegjël të Kastriotit. “Njëri prej tyre (policëve) i tha vëllait tim, Kastriotit, ‘Përqafoji fëmijët; më kurrë nuk do t’i shohësh’”.

“Nëna ime iu përgjërua të mos ia merrnin vëllain e vogël, Kushtrimin, por e morën edhe atë”.

“Nëna më tha të largohesha”, ka thënë ajo. “Ajo druante se ata do të më vrisnin edhe mua”.

Thirrja dëshpëruese drejtuar ambasadorit amerikan

Atë natë, Nekibja do ta telefononte Christopher Hillin, atëherë ambasador amerikan në Maqedoninë fqinje (tani Maqedonia e Veriut), dhe Natasha Kandiqin, aktiviste e njohur serbe të të drejtave të njeriut dhe drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, me të cilën Nekibe Kelmendi kishte punuar në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave në Kosovë.

Hilli i kish duart të lidhura; nuk kishte asnjë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të mbetur në Kosovë.

Nekibja do t’i kalonte dy ditë duke kërkuar dëshpërimisht përgjigje nga policia serbe, komanda ushtarake jugosllave, inteligjenca shtetërore dhe prokuroria publike, por nuk e mori asnjë përgjigje shprese. Një ish-kolege, një gjyqtare serbe me emrin Danica Marinkoviq, kish sugjeruar se mund të kenë qenë kryengritësit ata që a kishin marrë burrin dhe djemtë, ka thënë Kosovarja, tani 53 vjeçe dhe avokate si prindërit e saj dikur.

Në mbrëmjen e 26 marsit 1999, Kosovarja dëgjoi së pari presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe pastaj sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, duke përmendur rrëmbimin e babait dhe vëllezërve të saj.

Por ata tashmë ishin të vdekur. Në natën ndërmjet 24 dhe 25 marsit, Bajram Kelmendi dhe djemtë, Kastrioti dhe Kushtimi, ishin çuar në Fushë Kosovë, në periferi të dalje të Prishtinës.

Një banor më vonë do t’i tregonte Kosovës se ai i kishte parë kur i kishin sjellë me dy makina policie në një vend afër një pompe derivatesh. Sipas dëshmisë së tij, të cilën Kosovarja e kishte incizuar në një magnetofon në korrikun e vitit 1999, zyrtarët policorë e kishin urdhëruar Kastriotin ta vriste babanë Bajramin; kur Kastrioti kishte refuzuar, të njëjtin urdhër ia kishin dhënë edhe Kushtrimit; kur Kushtrimi refuzoi, i thanë Bajram Kelmendit t’i vriste të dy djemtë e tij. Edhe ai refuzoi.

“Ata i thanë Bajramit, ‘nëse nuk mundesh ti, mundemi ne’, dhe së pari e vranë Kushtrimin, pastaj Kastriotin”, dëgjohet fjalët e dëshmitarit në incizim. “Bajrami bërtiti dhe pastaj e vranë edhe atë”.

Bajram Kelmendi ishte 61 vjeç.

Rafal krismash

Për dy ditë, trupat ishin lënë përtokë derisa dëshmitari do t’ia dilte ta njoftonte LDK-në, partinë politike të themeluar nga Ibrahim Rugova, dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, organizata lokale joqeveritare, e bashkëthemeluar nga Kelmendi dhe gruaja e tij.

“Kur xhaxhai im shkoi që t’i merrte trupat, aty e gjetën Danica Marinkoviqin, e cila kishte kërkuar që kufomat të dërgoheshin për ekzaminim forenzik”, ka thënë Kosovarja.

Autopsia kishte dëshmuar se Bajram Kelmendi ishte qëlluar 32 herë, Kastrioti 15 herë dhe Kushtrimi 18 herë. Ata ishin qëlluar pa reshtur pasi kishin rënë përtokë.

Në kaosin e luftës, e zorshme ishte të gjeje arkivole.

Nekibja e dinte se tri arkivole kishin mbetur në ndërtesën e Bashkësisë Islame afër shtëpisë së familjes, prej varrosjes së viktimave të masakrës së janarit 1999 në Reçak. Ajo kishte ndihmuar varrosjen e 44 shqiptarëve të masakruar, përfshirë një fëmijë 12 vjeç. Masakra ishte bërë shkaku për bombardimet ajrore të NATO-s; deri në ditën e sotme, Marinkoviqi, gjyqtarja serbe, pretendon se nuk ishte fare masakër, por një operacion kundër “terroristëve”.

Tri arkivolet ishin përdorur për varrosjen e burrit dhe djemve të Nekibes. Gjatë muajit pasues, ishte ngritur një aktakuzë kundër Kastriotit për spiunazh.

“Ma merr mendja se kjo aktakuzë kishte dy kuptime: së pari, ishte ngritur zyrtarisht për të justifikuar ekzekutimin, megjithëse ata kishin shkruar datën e gabuar, ose që të tregojnë se ata kinse nuk ishin të njoftuar për vrasjen”, ka thënë Kosovare Kelemendi.

Prej lypsarit në sfidues të Milosheviqit

Famlja Kelmendi kaherë ishte bërë therë në sy të Beogradit.

Paraardhësit e Bajram Kelmendit ishin ekzekutuar më 1918 pse kishin luftuar kundër Mbretërisë së Jugosllavisë; në kohën e Luftës së Dytë Botërore, anëtarë të familjes së tij do të burgoseshin, derisa Bajrami, fëmijë, “po lypte para mëshirë që ta ushqente familjen e tij”, ka thënë Kelmendi.

Por në kohën e sundimit të Milosheviqit, Bajram Kelmendi do të ngrihej në avokat të spikatur.

Në marsin e vitit 1989, ishte pjesë e një grupi avokatësh dhe akademikësh që do të sfidonin ligjërisht një vendim të Kuvendit krahinor – meqë ai ishte rrethuar prej policisë serbe – për revokimin e statusit autonom të Kosovës.

Ai i përfaqësonte edhe të burgosurit politikë, përfshirë të mitur të cilët kishin hyrë në grevë në shenjë proteste pas privimit të autonomisë së Kosovës, dhe luftëtarët e kryengritjes.

“Në rastin e gjykimit të të miturve, ai i kishte kërkuar vetë Slobodan Milosheviqit që të dëshmonte, sikur se edhe në raste të tjera gjyqësore”, ka treguar Kosovare Kelmendi.

Bajram dhe Nekibe Kelmendi ishin gjithashtu në mesin e themeluesve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, aktivistët e të cilëve dokumentuan vrasjet, lëndimet, incidentet e torturës, dhunimeve ose çfarë forme abuzimesh të kryera prej policisë serbe dhe trupave jugosllave ndërmjet viteve 1989-199.

Një ekip i krijuar prej Kelmendit “kishte mbledhur mijëra dëshmi për krimet në Kosovë dhe ia kishte dorëzuar ICTY-së (Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi në Hagë)”, ka thënë Kosovarja.

Davaritja e shpresës

Pas përfundimit të bombardimeve ajrore të NATO-s dhe tërheqjes së forcave serbe dhe jugosllave, Kosova u bë protektorat i Kombeve të Bashkuara.

Nekibe Kelmendi do të emërohej bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë dhe pastaj ministre e Ministrisë së Drejtësisë gjatë viteve 2007-2010.

Megjithatë, Kosova kurrënjëherë nuk ka nisur hetim të sajin të rastit të vrasjes së burrit dhe djemve të saj.

E pyetur nëse ndonjëherë ka hetuar këto vrasje , Zyra e Prokurorisë Speciale për Krime Lufte e Serbisë nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Marinkoviq, gjyqtarja, gjithashtu nuk është përgjigjur.

Kosovarja ka thënë se shpresa e saj e vetme është se Serbia një ditë mund të ndajë mendjen t’i hapë dosjet e saj ushtarake dhe të sigurisë nga periudha e luftës së Kosovës, megjithëse kjo i duket goxha e pamundshme.

“E vërteta mund të merret vesh vetëm nëse në Serbi hapen arkivat”, ka thënë ajo, duke fshirë me dorë lotët. “Përndryshe, nuk ka asnjë fije shprese. Kanë vdekur shumica e atyre që duket se ishin përfshirë në planifikim”.

Artikulli fillimisht është publikuar në Balkan Insight.

Share This:

Tags: Bajram Kelmendi Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur

29 June 2025
Futboll

Sonte supërndeshja PSG-Inter Miami, Leo Messi kundër

29 June 2025
Lajme

Irfan Musliu është kryetar i ri i

29 June 2025
Lajme

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në

29 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me

28 June 2025

Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila do të kremtohet në

Lajme

Kosova përmendet nga Trump në Samitin e

26 June 2025

Një deklaratë të bërë gjatë një konference për media në margjinat e Samitit të

Lajme

Prishtinë: Ndalohet importi e deleve dhe dhive

25 June 2025

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i kafshëve të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.