Wednesday 28 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në Bordin e Paqes

18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin fazën e ligës në Ligën e Kampionëve

Në prag të shortit të Ligës së Kombeve, UEFA bën me dije se me kë

Statuja e shkrimtarit Ismail Kadare vendoset në vendin ku zakonisht e pinte kafenë e mëngjesit

Foto nga bora dhe akulli në SHBA. Temperatura deri në minus 46 gradë!

“God Bless America” trazon publikun në natën e katërt të Festivalit “Talia e Flakës 2026”

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu, Zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

 18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin fazën e ligës në Ligën e Kampionëve
Champions League Futboll Kuriozitete Lajme Sport

18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin fazën e ligës në Ligën e Kampionëve

28 January 2026 0 Comment 5 min read

AA

Sonte do të mbyllet faza e ligës në Ligën e Kampionëve me një mbrëmje spektakolare futbolli, ku do të zhvillohen plot 18 ndeshje njëkohësisht, të gjitha nga ora 21:00.

Në lojë janë kualifikimi, renditja finale dhe prestigji evropian, ndërsa emocionet pritet të jenë në kulm.

Vëmendja kryesore do të jetë në Lisbonë, ku Benfica pret Real Madridin në një duel me peshë të madhe.

Madrilenët synojnë rezultat pozitiv për ta siguruar një pozicion më të favorshëm në fazën tjetër, ndërsa ekipi portugez e luan shansin e fundit për të mbetur në garë, duke e bërë këtë përballje tejet delikate dhe të paparashikueshme.

Një tjetër ndeshje e fortë do të zhvillohet në Gjermani, ku Borussia Dortmund do të përballet me Interin.

Dy skuadra me histori dhe ambicie evropiane, që pritet të ofrojnë një duel të hapur, intensiv dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në renditje.

Në Itali, Napoli dhe Chelsea do të përballen në një sfidë ku presioni është maksimal për të dyja palët.

Objektivat janë të qarta dhe një hap fals mund të ketë pasoja serioze në vazhdimësinë e garës.

Barcelona do ta presë Copenhagenin me synimin për ta mbyllur fazën e ligës me fitore dhe për ta siguruar një vend në tetëshe, ndërsa Paris Saint-Germain do të luajë me Newcastle United në një duel që premton ritëm të lartë dhe intensitet maksimal, me kualifikimin ende të hapur.

Manchester City do ta kërkojë konfirmim përballë gjigantit turk Galatasaray, derisa Liverpooli hyn si favorit ndaj Qarabagut.

E gjigantin gjerman, Bayern Munich e pret një udhëtim i vështirë në Holandë, ku e pret PSV Eindhoven.

Në sfidat vendimtare përkatëse, ekipet favorite nuk e kanë luksin e gabimit.

Programi i mbrëmjes së sontme përfshin edhe përballje interesante si Arsenal – Kairat Almaty, Ajax – Olympiacos, Monaco – Juventus dhe Atletico Madrid – Bodo/Glimt, takime që pavarësisht diferencave në letër, mund të sjellin surpriza.

Në ndeshjet tjera, Eintracht Frankfurt e pret Tottenhamin në një duel ku çdo pikë ka rëndësi të madhe, Bayer Leverkusen do të sfidohet nga Villarreali në një sfidë teknike dhe të hapur, Union Saint-Gilloise e synon befasinë ndaj Atalantës, ndërsa Pafos dhe Slavia Praga do të luajnë për prestigj.

Xhiroja e fundit e fazës së ligës nuk është vetëm një formalitet. Është një provë karakteri, nervash dhe ambicieje.

Në fund të kësaj mbrëmjeje, do të mësohen emrat e skuadrave që do ta vazhdojnë rrugëtimin evropian dhe atyre që do t’ia japin lamtumirën Ligës së Kampionëve.

Share This:

Tags: Champions League
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në

28 January 2026
Champions League

18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin

28 January 2026
Futboll

Në prag të shortit të Ligës së

28 January 2026
Arte Pamore

Statuja e shkrimtarit Ismail Kadare vendoset në

28 January 2026
RELATED Stories for you
Champions League Futboll Lajme Opinione Sport

Shorti i play-off-eve të Ligës së Kampionëve:

22 January 2026

Faza e ligës e Ligës së Kampionëve po afron drejt fundit, dhe klubet që

Uncategorised

Rikthehet Liga e Kampionëve – mbrëmje vendimtare

9 December 2025

Sot (e martë), tifozët e futbollit evropian do të përballen me një nga mbrëmjet

Futboll Sport

Sot zhvillohen gjashtë ndeshje të forta në

17 September 2025

Sot (e mërkurë) janë programuar gjashtë ndeshje të xhiros së parë të fazës së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.