Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e KosovΓ«s
    • Futboll
      • Superliga e KosovΓ«s
      • Champions League
      • Europa League
      • KonferencΓ« League
  • KulturΓ«
    • TeatΓ«r
    • Film
    • LetΓ«rsi
    • Arte Pamore
  • ShΓ«ndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • LajmΓ«rime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • ShitΓ«blerje
    • Shpallje
    • ShtΓ«pi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

TΓ« dielΓ«n do tΓ«

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua LipΓ«n pΓ«r β€œSunny Hill”: Γ‹shtΓ« bΓ«rΓ« njΓ« nga ngjarjet kryesore kulturore tΓ«

Pas njΓ« rrugΓ«timi tΓ« suksesshΓ«m akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punΓ«torΓ« nga Kosova lΓ«ndohen rΓ«ndΓ« nΓ« njΓ« kantier ndΓ«rtimi nΓ« Slloveni

68 mijΓ« tΓ« papunΓ« nΓ« ShqipΓ«ri, ekspertja: MospΓ«rputhja mes aftΓ«sive dhe kΓ«rkesave tΓ« tregut, sfida

RREZIK! Kosova nΓ« alarmin e kuq, tΓ« hΓ«nΓ«n priten stuhi tΓ« forta, aktivitet i fuqishΓ«m

Mbyllet me spektakΓ«l Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rΓ«ndΓ«: MΓ«rgimtari 19-vjeΓ§ar humb jetΓ«n rrugΓ«s pΓ«r KosovΓ«, u aksidentua pranΓ« Milanos

Kolona nΓ« Dheu i BardhΓ«, pritjet pΓ«r hyrje nΓ« KosovΓ« shkojnΓ« deri nΓ« 50 minuta

Pse mbi 10 mijΓ« njerΓ«z ndoqΓ«n fluturimin e njΓ« aeroplani?

Njoftim nga Policia e KosovΓ«s rreth njΓ« shkrese (e-mail) me pΓ«rmbajtje mashtrimi

 𝐍Ë πππ“πŠπ’π‡ Γ‡π„π‘π“πˆπ…πˆπŠπŽπ‡π„π 𝐔𝐒𝐇𝐓𝐀𝐑Ë𝐓 𝐍𝐆𝐀 π‘π„ππ”ππ‹πˆπŠπ€ 𝐄 πŒπ€ππ„πƒπŽππˆπ’Γ‹ 𝐒Ë π•π„π‘πˆπ”π“ 𝐃𝐇𝐄 π…π’πŠ
Lajme

𝐍Ë πππ“πŠπ’π‡ Γ‡π„π‘π“πˆπ…πˆπŠπŽπ‡π„π 𝐔𝐒𝐇𝐓𝐀𝐑Ë𝐓 𝐍𝐆𝐀 π‘π„ππ”ππ‹πˆπŠπ€ 𝐄 πŒπ€ππ„πƒπŽππˆπ’Γ‹ 𝐒Ë π•π„π‘πˆπ”π“ 𝐃𝐇𝐄 π…π’πŠ

23 March 2024 0 Comment 5 min read

AA

GjatΓ« kΓ«tij trajnimi qΓ« Γ«shtΓ« zhvilluar nΓ« QendrΓ«n NdΓ«rkombΓ«tare Trajnuese pΓ«r KΓ«rkim-ShpΓ«tim nΓ« Pomozatin, njΓ«sitΓ« e Regjimentit tΓ« Mbrojtjes Civile, Kompania e Materieve tΓ« Rrezikshme kanΓ« shkΓ«mbyer eksperienca me pjesΓ«tarΓ«t e UshtrisΓ« sΓ« RepublikΓ«s sΓ« MaqedonisΓ« sΓ« Veriut pΓ«r kapacitetet, mΓ«nyrΓ«n e operimit nΓ« terren si dhe pΓ«rdorimin e pajisjeve specialistike. Po ashtu, gjatΓ« kΓ«tij ushtrimi pjesΓ«tarΓ«t tanΓ« dhe pjesΓ«tarΓ«t e RepublikΓ«s sΓ« MaqedonisΓ« sΓ« Veriut janΓ« testuar nΓ« simulime tΓ« organizuara nga instruktorΓ«t amerikan. Simulimet ishin tΓ« ndryshme dhe komplekse, duke pΓ«rfshirΓ« tΓ« gjitha fushat, kimike, biologjike dhe radiologjike.

Ky trajnim ishte njΓ« mundΓ«si shumΓ« e mirΓ« pΓ«r pjesΓ«tarΓ«t tanΓ« tΓ« shkΓ«mbejnΓ« eksperienca tΓ« ndryshme, operacione, intervenime reale dhe eksperienca shumΓ«vjeΓ§are nga ana e pjestarΓ«ve dhe instruktorΓ«ve pjesΓ«marrΓ«s.

NΓ« vijim gjeni fjalimin e ministrit Maqedonci drejtuar tΓ« pranishmΓ«ve nΓ« kΓ«tΓ« ceremoni:

Ambienti aktual i sigurisΓ« nΓ« botΓ« dhe regjion po dΓ«shmon qartΓ« se sa i rΓ«ndΓ«sishΓ«m ka qenΓ« dhe mbetet bashkΓ«punimi me DTRA dhe mbΓ«shtetja qΓ« DTRA i ka dhΓ«nΓ« qΓ« nga viti 2014, ForcΓ«s sΓ« SigurisΓ« sΓ« KosovΓ«s. KΓ«rcΓ«nimet nga akterΓ«t e rinj dhe tΓ« vjetΓ«r me prirje autokratike dhe me qasje hegjemoniste dhe agresive nuk po e sfidojnΓ« vetΓ«m rendin e ri botΓ«ror por dhe rregullat e luftΓ«s tΓ« pΓ«rcaktuara nΓ« ligjin humanitar ndΓ«rkombΓ«tar. NΓ« kΓ«tΓ« aspekt rreziku i pΓ«rdorimit tΓ« armΓ«ve tΓ« shkatΓ«rrimit nΓ« masΓ« dhe agjentΓ«ve kimik dhe biologjik Γ«shtΓ« mΓ« i lartΓ« se kurrΓ«. Duke i shtuar kΓ«saj rreziqet qΓ« pΓ«rcjellin zhvillimin e gjithmbarshΓ«m industrial dhe teknologjik, mirΓ«mbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve tΓ« mbrojtjes nga materiet e rrezikshme Γ«shtΓ« domosdoshmΓ«ri, siΓ§ Γ«shtΓ« domosdoshmΓ«ri bashkΓ«punimi nΓ« mes partnerΓ«ve regjional pΓ«r tu pΓ«rballur me kΓ«tΓ« sfidΓ« tΓ« kohΓ«ve moderne.

Republika e KosovΓ«s, Forca e SigurisΓ« sΓ« KosovΓ«s e nΓ« veΓ§anti Garda KombΓ«tare, ndΓ«r vite, pΓ«rveΓ§ eksperiencΓ«s sΓ« fituar nga trajnimet, nga programi i DTRA i Shteteve tΓ« Bashkuara ka pranuar pajisje me vlerΓ« mbi 2 milion dollarΓ«, gjΓ« qΓ« i ka mundΓ«suar kΓ«tij kapaciteti tonΓ« tΓ« jetΓ« ndΓ«r kapacitetet mΓ« profesionale dhe kompetente qΓ« ka Republika e KosovΓ«s.

TΓ« nderuar pjesΓ«marrΓ«s tΓ« kΓ«saj ceremonie,

PjesΓ«marrja e ushtarakΓ«ve nga Maqedonia e Veriut Γ«shtΓ« vlerΓ« e shtuar dhe unike pΓ«r ushtrimin dhe tregon pΓ«r pΓ«rkushtimin e pΓ«rbashkΓ«t pΓ«r paqen, stabilitetin dhe sigurinΓ« e qytetarΓ«ve tΓ« regjionit tonΓ«. Trajnimi nga instruktorΓ« amerikan dhe shkΓ«mbimi i pΓ«rvojave nΓ« mes pjesΓ«tarΓ«ve tΓ« dy vende tona gjatΓ« kΓ«tij ushtrimi me skenarΓ« real dhe kompleks, jam i bindur plotΓ«sisht qΓ« ju ka ndihmuar jo vetΓ«m pΓ«r tΓ« rritur aftΓ«sitΓ« e juaja individuale pΓ«r tΓ« kryer detyrat specialistike por dhe pΓ«r tΓ« ndΓ«rvepruar kur kΓ«rkohet nga ju.

TΓ« nderuar pjesΓ«tarΓ« tΓ« Defense Threat Reduction Agency (DTRA), U.S. Marines CBIRF dhe 71st Civil Support Team faleminderit shumΓ« pΓ«r mbΓ«shtetjen dhe dedikimin tuaj. GjithmonΓ« do tΓ« jemi mirΓ«njohΓ«s QeverisΓ« sΓ« Shteteve tΓ« Bashkuara dhe juve pΓ«r mbΓ«shtetjen e vazhdueshme nΓ« zhvillimin e kapaciteteve tΓ« mbrojtjes dhe sigurisΓ« tΓ« vendit dhe regjionit tonΓ«.

TΓ« nderuar pjesΓ«marrΓ«s tΓ« kΓ«tij ushtrimi,

Ju uroj pΓ«rfundimin e sukseshΓ«m tΓ« kΓ«tij aktiviteti dhe ju inkurajoj tΓ« mirΓ«mbani dhe zhvilloni njohuritΓ« e fituara nga ky aktivitet i rΓ«ndΓ«sishΓ«m.

NΓ« pΓ«rfundim tΓ« ceremonisΓ« u shpΓ«rndanΓ« certifikata pΓ«r pjesΓ«tarΓ«t e trajnuar.

Share This:

Tags: Kosova MP
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
MΓ« tΓ« Rejat
Lajme

Kurti uron Dua LipΓ«n pΓ«r β€œSunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas njΓ« rrugΓ«timi tΓ« suksesshΓ«m akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punΓ«torΓ« nga Kosova lΓ«ndohen rΓ«ndΓ« nΓ«

27 July 2026
Lajme

68 mijΓ« tΓ« papunΓ« nΓ« ShqipΓ«ri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Dy punΓ«torΓ« nga Kosova lΓ«ndohen rΓ«ndΓ« nΓ«

27 July 2026

Dy punΓ«torΓ« nga Kosova kanΓ« pΓ«suar lΓ«ndime tΓ« rΓ«nda nΓ« njΓ« aksident tΓ« ndodhur

Lajme

Alarm pΓ«r stuhi nΓ« KosovΓ«: Ministria apelon

21 July 2026

Ministria e InfrastrukturΓ«s dhe Transportit ka bΓ«rΓ« thirrje pΓ«r kujdes tΓ« shtuar pΓ«r tΓ«

Futboll Sport

FIFA publikon renditjen e re, Kosova mbetet

21 July 2026

Pas pΓ«rfundimit tΓ« Kampionatit BotΓ«ror, FIFA ka publikuar klasifikimin e ri tΓ« kombΓ«tareve, ku

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, KosovΓ«.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

KategoritΓ«

Lajme
Sport
KulturΓ«
ShΓ«ndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

Β©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirΓ«mbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. β€œSfinga 07”. TΓ« gjitha materialet e botuara dhe informacionet nΓ« kΓ«tΓ« portal nuk mund tΓ« kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund tΓ« shtypen e tΓ« shfrytΓ«zohen nΓ« mΓ«nyrΓ« apo formΓ« tjetΓ«r, ose pΓ«r qΓ«llime pΓ«rfitimi, pa marrΓ« miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com PΓ«r shfrytΓ«zimin apo pΓ«rdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili Γ«shtΓ« i obliguar tΓ« marrΓ« aprovimin paraprak dhe tΓ« pranoj kushtet e cekura si mΓ« lart. Website by Hostinkos.