
🇭🇷 Lajm i keq për Kroacinë: Fitorja e Gjermanisë e largon nga grupi i parë i bartësve për Botërorin 2026
Fitorja e Gjermanisë ndaj Irlandës së Veriut (1:0) në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 ka sjellë zhvillime të pafavorshme për përfaqësuesen e Kroacisë. Me këtë rezultat, gjermanët janë ngjitur në dhjetëshen më të mirë të renditjes së FIFA-s, duke e zbritur Kroacinë jashtë nëntë vendeve të para, që do të kenë statusin e bartësve të grupeve në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas formatit të ri të garave, bartëse të grupeve do të jenë nëntë kombëtaret më të mira në renditjen e FIFA-s, si dhe tri kombëtaret nikoqire të turneut. Kjo do të thotë se Kroacia, e cila pas barazimit me Çekinë ka humbur disa pikë të rëndësishme, rrezikon të mos jetë më në mesin e bartësve dhe mund të përballet në fazën e grupeve me skuadra të kalibrit të Argjentinës, Spanjës, Anglisë apo Francës.

Analistët vlerësojnë se përfaqësuesja e Zlatko Dalić duhet të reagojë me rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme në mënyrë që të rikthehet në top 9-shen e FIFA-s dhe të shmangë një short të vështirë në fazën e grupeve të Botërorit 2026.
💥 WORLD CUP 2026 UPDATE:
— Football Meets Data (@fmeetsdata) October 13, 2025
📈 🇩🇪 Germany climbs to Pot 1!
📉 🇭🇷 Croatia drops to Pot 2!
🇩🇪 Germany will stay in Pot 1 if they win remaining 2 games v 🇱🇺🇸🇰!
🔸 projected participants based on our simulations
🔸 seeding pots are 'as things stand' – based on FIFA points (as of 13… pic.twitter.com/oSk1NFkRxi
Përfaqësueset do të ndahen në 12 grupe me nga katër ekipe
Në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, do të marrin pjesë 48 përfaqësuese kombëtare, të cilat do të luajnë gjithsej 104 ndeshje.
Skuadrat do të ndahen në 12 grupe me nga katër ekipe secila.
Në fazën e dytë do të kalojnë 32 përfaqësuese, të cilat më pas do të vazhdojnë garën me 1/16 e finales, e më tej në fazën me eliminim direkt (nokaut faza).
Shtetet nikoqire — SHBA, Meksika dhe Kanadaja — do të jenë automatikisht bartëse në grupet e tyre.
