Zyrtare: Liria prezanton trajnerin e ri
KF Liria sot ka prezantuar trajnerin e tyre të ri.
Skuadra nga Prizrenit ka zgjedhur që për menxhimin e bankinës së saj të emëroj trajnerin, Mirsad Jonuz.
Sipas njoftimit të klubit, Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri (drejtoi Vllaznin), si dhe tek shumë klube të Maqedonisë Veriore, ndërsa ka drejtuar një periudhë edhe ekipi nacional i këtij shteti.
Sipas njoftimit, trajneri I ri i shoqëruar nga drejtues të klubit, takoi edhe futbollistët, të cilëve u kërkoi shumë përkushtim e në radhë të parë disiplinë, në vazhdim të kampionatit.
“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën. Veçanërishtë ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjik’t dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” , ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.
Ndryshe, Valon Osmani kryetar, pohoi: ” kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri. Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh. Marrëveshja është deri në fund të stinorit 2023-24″, ka thënë Osmani.