Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 Zhvillohet në Zvicër tubimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në praninë e ambasadorëve dhe kryetarëve të komunave nga Kosova
Lajme

Zhvillohet në Zvicër tubimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në praninë e ambasadorëve dhe kryetarëve të komunave nga Kosova

17 March 2024 0 Comment 10 min read

AA

Në Hotel City Glarnerland në Näfels të Kantonit Glarus u mbajt takimi “Diaspora Business Connection” me 250 afaristë, si dhe me pjesëmarrjen e tre Kryetarëve të komunave nga Kosova, biznesmenë e afaristë, si dhe përfaqësues shoqatash e mërgimtarë të shumtë, të cilët u pritën nga afaristi Gjilanas Fehmi Fetahu, president i rrjetit të bizneseve në Zvicër.

Në këtë takim të organizuar jashtëzakonisht mirë, të pranishëm ishin edhe diplomatë të ndryshëm nga misionet e ambasadave shqiptare në Bernë.

Fillimisht, të pranishmit i ka përshëndetur duke i uruar për mirëseardhje, presidenti i Bordit të RrBDShZ, z. Fehmi Fetahi. Ai I ka bërë bërë një retrospektivë në fjalën e tij zhvillimeve të suksesshme të RRBDSHZ, ndërsa më tej ka prezantuar një raport rreth aktiviteteve dhe takimeve që rrjeti tashmë ka intensifikuar në funksion të bashkëpunimeve që ka pasur, jo vetëm me afaristë shqiptarë në Zvicër dhe Ballkan, por edhe me biznesmenë e afaristë Zviceranë.

“Rrjeti i Bizneseve të Diasporën Shqiptare po deshmon se shqiptarët janë shembull integrimi dhe suksesi, jo vetëm në futboll e sport por dhe në biznes!”, ka potencuar Ferati.

Në këtë tubim të afaristëve shqiptarë në Zvicër, pos biznesmenëve nga firma e kompani të ndryshme në Zvicër, mysafirë special ishin edhe ambasadorë dhe diplomatë shqiptarë nga misionet në Bernë të Zvicër, si dhe kryetarë të tri komunave të Kosovës: Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, Sokol Haliti (Viti) dhe Bali Muharremi (Sukarekë).

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen, ndërsa ka potencuar strategjinë e kësaj komune për lehtësira investuese në këtë komunë.

“Kënaqësi të isha pjesë e aktiviteteve të Lidhjes së Bizneseve të Diasporës, presidentit z. Fehmi Fetahu, në Nafels të Zvicrës të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare. Para biznesve të diasporës prezantuam mundësitë dhe lehtësirat që ofron Komuna e Gjilanit për investime. Tashmë ne kemi filluar projektin e zonës ekonomike. Synimi ynë është që të tërheqim bizneset e diasporës për investime në Gjilan”, ka thënë Hyseni.

Masës së pranishme në këtë takim i është drejtuan  ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri dhe Konsuli i Republikës së Kosovës.

Sikur Alban Hyseni ashtu edhe kolegët e tij nga Vitia dhe Suharaka kanë shpalosur projektet dhe mundësitë e lehtësitë investuese të komunave të tyre për bashkepunim me afariste dhe biznemenë shqiptare në Zvicër duke u hapur dyertë mërgimtarëve për investime ne Republiken e Kosovës.

E më tej Presidenti i BORD-it të rrjetit të bizneseve, z. Fehmi Fetahi duke folur për aktivitete e rrjetit te cilin e drejton, ndër tjera ka thënë se  “Duke e pasur numrin e madh të biznesesve dhe afaristëve të suksesshëm në Zvicër – bashkëpunimi me bazën, me vendlindjen – qoftë në Kosovë apo Shqipëri dhe vise tjera shqiptare, është i domosdoshëm…”

“Rrjeti e Bizneseve të Diasporës Shqiptare po dëshmon se shqiptarët janë shembull integrimi dhe suksesi, jo vetëm në futboll dhe sport por edhe në biznes…”, ka shtuar z. Fetahi.

Në vazhdim Fehmi Fetahi, kryetar i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në fjalën e tij përbyllëse është zotuar se me RRBDSH-në do të angazhohen që produktet kosovare të drurit të gjejnë treg edhe më të gjerë në Zvicër përmes ndërmarrësve shqiptarë.

“Duke pasur parasysh se tregu i Zvicrës është një treg atraktiv për prodhuesit kosovarë si nga aspekti i afërsisë ashtu edhe nga aspekti i shkëmbimit të përvojave, ky sektor duhet të jetë në fokus të të gjithë mekanizmave ekonomikë”, tha ai.

Sipas kryetarit të RRBDSH, përvoja e deritashme e pjesëmarrjes në këtë panair ka treguar se sektori i drurit është në rritje të vazhdueshme dhe se prodhimet nga ky sektor janë duke krijuar tregje të reja e të sigurta për eksport në drejtim të Evropës.

Kryetarët e komunave nga Kosova në tubimin e sotëm të afaristëve ftuan diaporën shqiptare, sidomos biznesmenët të investojnë në vendlidje. 

Kryetar i Suharekës Bali Muharremi u përkushtua te dy projekte të rëndësishme në Komunën të cilën ai e drejton.

“Ky shekull është shekulli i shqiparëve dhe se koha po punon në favor të kombit tonë, sic thoshte Presidenti Rugova”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ekspozeut të tij ka ritheksua të arriturat e Komunës që drejton në krijimin e kushteve për ambient biznesi, në veçanti krijimin e Parkut Industrial, i cili sipas tij, tashmë është i gatshëm të presë investitorët.

Z. Haliti ka paralajmëroi një sërë projektesh me interes që do shpallen javën e ardhshme. Ai njëherit ka apeluar tek diaspora shqiptare, sidomos tek biznesmenët që të investojnë në vendlindje dhe kudo në toka shqipatre, sepse sipas tij, “për bnizneset nuk ka kufinjë administrative”.

Kryetari i RRBDSHZ, Qamil Isufi, në këtë tubim u përqëndrua mbi peripecitë e organizimeve dhe vuri në dukje rezultatet e sukseset e RRBDSHZ-së. Ndërsa nënkryetari i RRBDSHZ, Rexhep Berisha gjithashtu iu drejta të pranishmëve duke i falënderuar për pjesëmmarrje.

Fjalën e rastit e morri edhe arkitekti i njohur shqiptar ne Zvicër, z. Afrim Veliu, i cili pjesëmasrrësve, sidomos mysafirëve nga Ksoova, iu drejtua me një ofertë modeste, që të krijohet një platformë bashkëpunimi mes afaristëve nga diaspora me ato vendore, qe do të jepte rezultate më të theksuara.

E në fund, në mënyrë simbolike, kreut të RRBDSHZ-se, z. Fehmi Fetahi, iu dhurua një orë e bukur e prodhuar nga një pronar i seuksesshëm i orëve të dorës në Zvicër, ns ëshenjë respekti të ndërjellë dhe në funskion t bashkëpunimit reciprok.

Në këte tubim të afaristëve dhe atoriteteve shqiptare nga Zvicra e ballkani, pos nga kantoni i Glarust kishte edhe nga afaristë nga kantoni i Cyrihut, Bernës e Gjenevës, si dhe nga kantone tjera.

Share This:

Tags: Alban Hyseni Fehmi ferati Zvicer
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Alban Hyseni pritet nga deputeti i

11 June 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron për vizitë në Mbretërinë e

Lajme

Kryetari Hyseni: Gjilanin po e kthejmë në

19 May 2025

Sektori i sportit në Komunën e Gjilanit, po vazhdon të shënoi rezultate të mëdha

Lajme

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për

12 May 2025

Karateistët nga Gjilani vazhdojnë të shënojnë rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare Ekipi i Kosovës,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.