Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen dy persona

Manchester United mund të sjellë yje të mëdhenj pas mbylljes së afatit kalimtar

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në histori në Top 5-en europiane për Këpucën e

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person dërgohet në spital

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

 Zgjedhjet 2025: – Kur konsiderohet i konstituar Kuvendi?
Lajme

Zgjedhjet 2025: – Kur konsiderohet i konstituar Kuvendi?

23 March 2025 0 Comment 8 min read

AA

Pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit do t’i hapet rruga presidentes, Vjosa Osmani që brenda tridhjetë ditëve të thirr seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, legjislatura e nëntë nuk konsiderohet e konstituar pa u zgjedhur edhe trupat e Kuvendit, përfshirë kryetarin, nënkryetarët dhe kryesinë. E një gjë e tillë, sipas njohësve ligjor, mund të vonohen pavarësisht thirrjes së seancës ku mund të betohen deputetët e zgjedhur.

Arsye, sipas tyre është kompozicioni politik dhe numrat të cilët janë në Kuvend. Të njëjtit deklarojnë se nuk presin që Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve, të shkojë me nominim të kryetarit të Kuvendit pa e pasur të sigurt koalicionin qeverisës.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës(KDI), Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se pret që javën e ardhshme të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas përfundimit të ankesave në Gjykatën Supreme.

Lëvizja Vetëvendosje të premten ka dorëzuar ankesë në Gjykatë Supreme, në lidhje me votat me postë të LDK-së, duke kërkuar anulimin e tyre dhe rivovotimin e këtij procesi. Kjo ankesë ditë më parë është rrëzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtreesa(PZAP). Në gjykatë është pranuar edhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, kundër vendimit të PZAP A.nr.639/2025 dhe një tjetër nga kandidati për deputet i PDK-së, Petrit Hajdari.

Certifikimi i zgjedhjeve sipas Cakollit, është hapi formal pas së cilit fillojnë të rrjedhin afatet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

LEXO EDHE:

Cakolli: Javën e ardhshme pres te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

“Diku mesi apo fundi i javës së ardhshme është afati optimal për t’u përmbyllur të gjitha procedurat e drejtësisë zgjedhore të vendimeve të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme. Kësisoj i hapet rrugë KQZ-së që t’i certifikojë rezultatet. Si veprim është hapi formal pas së cilit fillojnë të rrjedhin disa afate. Specifikisht që nga dita e certifikimit të rezultateve, presidentja duhet të thërras seancën konstituive e cila duhet të mbahet brenda tridhjetë dite nga certifikimi i rezultateve. Unë pres që presidentja e vendit ta bëjë këtë sa më parë, pasi s’ka ndonjë arsye për vonesa në thirrjen e seancës së konsitutive. Në bazë të praktikës së deritanishme presidentët e vendit kanë marrë vendim në procese të ndryshme zgjedhore se seanca konstituive të mbahet maksimalisht dy javë pas certifikimit të rezultateve”, thotë ai.

Megjithatë, sipas profesorit universitar, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe kryesia nuk mund të konsiderohet i konstituar legjislatura e nëntë, përkundër betimit të deputetëve.

Sipas tij, pa ndodhur një gjë e tillë nuk mund të rrjedh afati 15 ditorë për formimin e qeverisë.

Kryeziu: Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm kur zgjedhet kryetari dhe kryesia

“Kuvendi konsiderohet i konstituar kur krijohen trupat e Kuvendit, kryetari dhe kryesinë dhe nënkryetarët e Kuvendit. Kryetari i takon partisë fituese, nënkryetari, pastaj nënkryetari partisë së dytë, nënkryetari partisë së tretë dhe kështu me radhë e dy minoritetet. Momentin kur krijohen trupat dhe kryesia, atëherë konsiderohet se parlamenti konsiderohet i konstituar”, thotë ai.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve.

Për këtë shkak, hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli, thotë se nëse s’arrihet një koalicion qeverisës ekziston rreziku i një krize të zgjatur politike, rrjedhimisht Kuvendi mund të mos arrijë të konstituohet dhe qeveria mos të formohet brenda afateve kushtetuese.

Cakolli: S’pres që LVV-ja të shkojë me nominimin për kryetar të Kuvendit pa e pasur të sigurt koalicionin qeverisës

“Pa konstituimin e Kuvendit nuk fillon të rrjedh ligjërisht as një afat për mandatimin e kandidatit për kryeministër, për shkak se presidentja mund të mandatojë vetëm pas përmbylljes së konstitumit të Kuvendit. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prolongohet automatikisht çështja e mandatrit për formimin e qeverisë. Në rastin tonë ka afatin prej 15 ditësh që të sjell në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar….Për shkak të kompozicionit politik dhe numrave të cilët janë në Kuvend sa i përket mandateve unë pres që të ketë vonesa sa i përket konstituimit të Kuvendit. Gjithmonë nëse nuk arrihet një marrëveshje për koalicion qeverisës mes partisë së parë dhe partive të tjera, apo nëse s’ka ndonjë dakordim me deputetë individual për të votuar qeverinë. S’pres që LVV-ja të shkojë me nominimin për kryetar të Kuvendit pa e pasur të sigurt koalicionin qeverisës. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit nënkupton rrjedhje e afateve ligjore dhe kjo nuk do të ishte në favor të partisë së parë, në rast së s’janë të siguruar numrat”, deklaron ai.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind. Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8 si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Share This:

Tags: Kuvendi i Kosoves 2025 Zgjehdjet 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në

5 February 2026
Kuriozitete

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv

5 February 2026
Kuriozitete

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali,

5 February 2026
Futboll

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Deri tani, 24 mijë e 500 aplikime

1 December 2025

Nga KQZ kanë bërë të ditur se vetëm nga data 26 deri më 30

Lajme

KQZ nis publikimin e të dhënave, 26

9 November 2025

Sot, qytetarët e Kosovës në 18 komuna rikthehen në qendrat e votimit për të

Lajme

Dhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të

26 October 2025

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.