“ZdraVo!” – teksti i grafiteve që kanë mbushur qendrën e Gjilanit!
Gjilani është gdhirë i mbuluar me grafite me mbishkrimin “Zdravo”, në shenjë ironizimi me bisedat e përgjuara, të deputetes së VV-së Mimoza Kusari Lila, të publikuara ditë më parë, si dhe zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Sic merret vesh jozyrtarisht, grafitet janë shkruar mbrëmjen e së enjtes, saktësisht mëngjesin e hershëm të së premtes, pas orës 24.00.
Ndonëse tani për tani nuk dihet me saktësiu, burime të TV Gjilani bëjnë të ditur se prapa këtij veprimi/aksioni qëndrojnë aktivistët e LDK-së në Gjilan.