
Xhaka po largohet nga Bayer Leverkusen, arrin marrëveshje me skuadrën e Premier League
Granit Xhaka i ka njoftuar drejtuesit e Bayer Leverkusen se dëshiron vetëm t’i bashkohet Sunderlandit.

Marrëveshja mes futbollistit shqiptar dhe skuadrës angleze është arritur dhe është çështje e kryer, raporton The Athletic.
Xhaka i ka kërkuar klubit gjerman që të mbyllë marrëveshjen me drejtuesit e Sunderland dhe ai dëshiron që t’i bashkohet menjëherë kësaj skuadre në Premier League.
