Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

 Vlerësimi i jurisë për çmimin letrar “Beqir Musliu” që iu dha shkrimtarit Jusuf Buxhovi: Një krijues i rrallë gjithë shqiptar…
Kulturë Letërsi

Vlerësimi i jurisë për çmimin letrar “Beqir Musliu” që iu dha shkrimtarit Jusuf Buxhovi: Një krijues i rrallë gjithë shqiptar…

28 December 2024 0 Comment 6 min read

AA

-Vlerësimi i jurisë për çmimin letrar “Beqir Musliu” që iu dha shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

Juria letrare në përbërje, Ibrahim Kadriu, Albina Idrizi dhe Sabit Rrustemi, para veti kishim një listë shkrimtarësh të propozuar për këtë çmim dhe, pas një shqyrtimi të tërësishëm, unanimisht ramë në dakord që, sivjet, Çmimi “Beqir Musliu” të jepet shkrimtarit dhe historianit, Jusuf Buxhovi.

Jusuf Buxhovi është një personalitet i rrallë gjithë shqiptarë i cili, më shumë se gjysmë shekulli i është përkushtuar letërsisë në cilësinë e tregimtarit, dramaturgut dhe romancierit, duke vazhduar me përkushtim të madh në studimet e çështjeve historike shqiptare, për të vënë në binarë normal të ndodhurat nëpër shekuj në trojet e shqiptarëve, e veçanërisht në Kosovën tonë. Në fushën e historisë u angazhua në fund të shtatëdhjetave pasi, në vitin 1968 u diplomua në Universitetin e Prishtinës në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Por studimet e mëtutjeshme, pra, ato pasuniversitare, i vazhdoi në Degën e Historisë në Universitetin e Prishtinës ku magjistroi në temën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane.”

Siç mund të kuptohet nga këto të dhëna telegrafike, nga këto shënime të shkurta, Jusuf Buxhovin e shohim të angazhuar në dy fusha të krijimtarisë, të asaj imagjinare të rrumbullakuar me vepra letrare, me aq shumë vepra letrare, dhe të asaj historike me të cilat sfidoi konceptet e të dhënave labile në fushën e historisë duke i zëvendësuar ato me argumentime reale, me dëshmi konkrete përmes të cilave vihen në dyshim shumë qasje pa mbështetje serioze në periudhat përmes të cilave definohet rrugëtimi i etnitetit tonë. Në këtë aspekt përmes veprave historike të Jusufit na ofrohen dëshmi që nga antikiteti deri në ditët e sotme me shtrirje në Kosovë, por edhe në Maqedoni. Vepra këto të cilat janë përkthyer edhe në anglisht dhe janë shpërndarë në botë.

Atë që do të duhej, sipas një zakoni, të thuhej në fillim, po e them tash se Jusuf Buxhovi është i lindur në Pejë (më 1946) por të gjithë e njohin si gjakovar meqë babai i tij në detyrën e mësuesit ka shërbyer në komunën e Gjakovës ku, Jusufi, është shkolluar në Gjakovë, në Ponoshec të Dukagjinit (shkollimin fillor) dhe në Gjakovë – shkollimin e mesëm. Studimet (Albanologjinë) i kreu në Prishtinë ku edhe (më 1968) u diplomua, ndërkaq më 1967 u angazhua në detyrën e gazetarit në gazetën “Rilindja” duke vazhduar profesionin e gazetarisë edhe si korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Gjermani ku, duke bërë hulumtime për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, krahas letërsisë, siç u tha, iu përkushtua historisë, sidomos nga viti 2000-2008 kur me zellin e studiuesit u mor me hulumtime historike nëpër arkivat gjermane.

Megjithëkëtë, dashurisë së parë ndaj letërsisë nuk iu nda kurrë. Më 1972 botoi librin e parë me tregime me titull “Cirku”. Më tutje, vazhdimisht botoi libra me drama, tregime, vështrime e romane, me dhjetëra romane, siç janë “Matanëkrena”,”Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Nata e shekujve”,. “Galeria e të vdekurve”, “Libri i të mallkuarave”, “Prapë vdekja” (tre libra), “Qyteti i dënuar me vdekje”, “Kodi i dashurisë”, “Libri i Bllacës”- trilogji, “Libri i Gjakovës”, “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”, “Mona”, “Rrushja” e tj, mandej dramat: “Dinozauri”, ”Pranvera e zhveshur” e shumë vepra historike, siç janë “Kongresi i Berlinit 1878”, “Kthesa historike” tre vëllime, “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane”, “Kosova” në njëmbëdhjetë vëllime, “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, “Dardania – Antika, Mesjeta” e “Kosova – histori e shkurtër” .

Veprat e Jusufit u përkthyen edhe në gjuhë të huaja. “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, për shembull – u përkthye në gjuhët: serbokroate, sllovene, frënge, italiane, kurse romani “Dosja B” u përkthye në anglisht, sikur edhe veprat histerike “Kosova I,II,III dhe “Maqedonia antike”.

Jusuf Buxhovi për veprimtari letrare u nderua edhe me çmimet: “Hivzi Sulejmani”, me çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, me Çmimin kombëtar “Azem Shkreli” e tj.

Çmimi letrar “Beqir Musliu” që jepet për vlera të mirëfillta letrare dhe prurje të reja në letërsi nga radha e shkrimtarëve tanë që kanë ndèrtuar një karierë të gjatë letrare, nderon jo vetëm fituesin e sivjemë, Jusuf Buxhovin, po edhe vetë emrin e bashkëvendasit tone, shkrimtarit të nderuar që tashmë me decenie prehet në amshim, Beqir Musliut.

Përgëzime komunës së Gjilanit për dhënien në vazhdimësi të këtij Çmimi, si e vetmja komunë në Kosovë dhe në këtë shkallë, si dhe Ars Clubin “Beqir Musliu”, që gjithashtu po e ruan emrin dhe po e nderon e këtij shkrimtari me nam, duke I përzgjedhur vlerat e reja dhe të merituara për këtë çmim.

Përgëzime dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi, për një krijimtari të parreshtur në fushën e artit letrar dhe jo vetëm.

Gjilan, me 26 dhjetor 2024.

…

Share This:

Tags: Beqir Musliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e

21 June 2025
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

ARS Club “Beqir Musliu”, aktivitet për veprën

6 December 2023

“Vjeshta letrare e Gjilanit”, një aktivitet kulturor/letrar që ka filluar muaj më parë edicionin

Kulturë Lajme Letërsi

FOTO – Edicioni i 14-të i Manifestimit

7 October 2023

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.