Wednesday 9 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave në Karaçevë

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09 korrik 2025

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja e mirëmbajtjes gjen “armë” të mbështjellë në tualet,

Komuna e Gjilanit, mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të

Kreu i degës së AAK-së në Gjilan sjell një emër të dëshmuar për Zgjedhjet e

Sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të Agon Zejnullahut

Mamografia është falas për të gjithë qytetarët

Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

 Vlen: Po i forcojmë lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën
Lajme

Vlen: Po i forcojmë lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën

18 November 2024 0 Comment 5 min read

AA

Në prag të mbledhjes ndërqeveritare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, koalicioni Vlen, që është pjesë e Qeverisë së RMV-së, në një kumtesë për media thekson se ndryshimi i Qeverisë po dëshmon ndryshimin në veprime.

Nga Vlen thonë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës.

“Por, herë pas here si pasojë e partisë shqiptare, BDI-së, si uzurpatore e qeverisë marrëdhëniet bilaterale “acaroheshin”, sepse Ali Ahmeti luante me standarde të dyfishta shkonte në konakë për të pame në Kosovë, ndërsa në Shkup shndërrohej në nikoqir të zellshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me ardhjen e Vlenit në qeverinë e RMV-së raportet mes dyja shteteve vetëm se janë thelluar dhe bashkëpunimi është shtuar. Kur njerëzit e duhur qeverisin me vendin nuk mungojnë as vendimet e duhura. Kështu që, vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mbledhjen e parë ndërqeveritare ta mbajë në Prishtinë është një nga vendimet më të qëlluara që dëshmojnë se vendi jonë është i interesuar dhe bënë përpjekje për ndërtim të raporteve në nivelin të kënaqshëm me fqinjët që na rrethojnë”.

“Prandaj sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G), që reflekton një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal. Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar edhe informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:

1. Protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë – Han i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona.

2. Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.

3. Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve”, thonë nga Vlen.

Gjithashtu theksojnë se mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por zbatimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se siç thonë, “nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv”.

“Pra, BDI-ja kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut – Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë. Kujtojmë që, BDI me ‘pacientin’ Bujar Osmani si ministër i Jashtëm, dhe si kryesues i OSBE-së nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë vizitë atje. Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin”.

“Për fatin e keq të BDI-së dhe fatin e mirë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe të shqiptarëve anekënd ku jetojnë, sot jemi në rrethana tjera e të reja, sot shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm nga koalicioni faktorizues në qeveri Vlen. Me Vlen në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte Albin Kurti. Me Vlen në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në Prishtinë!”, thonë nga Vlen.

Share This:

Tags: Kosova Maqedoni e Veriut VLEN
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

PSG – Real Madrid, formacionet zyrtare

9 July 2025
Arte Pamore

Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja

9 July 2025
Lajme

Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave

9 July 2025
Champions League

Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit –

9 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e

4 July 2025

Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e

Lajme

Kurti deklarohet pas takimit dy orësh me

2 July 2025

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas takimit që zgjati

Lajme

Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin

30 June 2025

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.