Tuesday 17 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve në muajin e shenjtë

Parashikimi i motit për të martën, 17 shkurt 2026

Irani: Po ndjekim marrëveshje bërthamore me SHBA-në, përfitojmë ekonomikisht

Mbreti Charles III me mesazh urimi për 18-vjetorin e Pavarësisë: Miqësia mes Kosovës dhe Britanisë

Milano, nëna e bir bëjnë histori, garojnë njëkohësisht në Lojërat Olimpike

Nxënësit vizitojnë Stacionin Policor në Gjilan në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë

Koncert festiv në Kamenicë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dr. Enver Sadiku promovon monografinë për derbin legjendar “Drita – Gjilani” (1995–2025)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi Punëtori për Hartimin e Planit të Veprimit për Barazi Gjinore

Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026

 Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë
Lajme

Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë

30 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë. Delegacioni përbëhet nga Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të UKZ-së, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UKZ-së u prit në takim zyrtar nga Rektorja e Universitetit të Manisas, ku u diskutuan mundësi të shumta për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy universiteteve.

Në fokus të takimit ishte rritja e mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik e administrativ, bashkëpunimi në projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe shkëmbimi i përvojave në fushat e menaxhimit universitar, digjitalizimit dhe inovacionit.

Një nga momentet kryesore të vizitës ishte nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit “Celal Bayar”, e cila synon të formalizojë dhe forcojë lidhjet akademike dhe institucionale. Kjo marrëveshje do të shërbejë si bazë për zhvillimin e programeve të përbashkëta në të gjitha nivelet e studimeve (bachelor, master dhe doktoraturë), si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta me industrinë dhe përfshirjen aktive në programet evropiane si Erasmus+ CBHE, VET dhe Horizon Europe.

Me këtë rast, Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin. Ai vlerësoi mikpritjen dhe gatishmërinë e Universitetit të Manisas për bashkëpunim afatgjatë.

Share This:

Tags: Kosova UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të

16 February 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 17

16 February 2026
Lajme

Irani: Po ndjekim marrëveshje bërthamore me SHBA-në,

16 February 2026
Lajme

Mbreti Charles III me mesazh urimi për

16 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme Natyra Opinione

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi Punëtori për

16 February 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Programin SHER – Bashkëpunimi Austriak

Ciceroni Ekonomi Lajme

U mbajt sesioni informativ për Bursat Master

16 February 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt sesioni informativ lidhur me Thirrjen

Lajme

Kurti e pret me ceremoni zyrtare Ramën

16 February 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta mirëpresë me ceremoni zyrtare Kryeministrin e Shqipërisë,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.