Viti: Kryetari Haliti emëron Nikollë D. Ukaj, zëdhënës të Komunës së Vitisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka emëruar gazetarin Nikollë D. Ukaj në detyrën e zëdhënësit të komunës. Ukaj ka nisur mandatin që nga dje më 1 dhjetor, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Vitisë.
Përfshirja e Ukajt në këtë rol synon forcimin e komunikimit me qytetarët dhe transparencës institucionale.
Haliti e ka mirëpritur Ukajn në këtë përgjegjësi të re, duke vlerësuar përvojën e tij profesionale dhe gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarëve.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi me zëdhënësin e ri do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe komunikimit të rregullt me publikun.
