Viti: Kryetar Haliti priti në takim profesorin e edukatës fizike, Skënder Halili me rastin e pensionimit të tij
Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në një takim profesorin e edukatës fizike, z. Skënder Halili, me rastin e pensionimit të tij pas një karriere të gjatë e të përkushtuar prej rreth 44 vitesh në arsim e sport.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti i ndau profesorit Halili një mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e tij siç tha ai të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit dhe sportit.


Ai shtoj se profesori Halili, ka qenë një mësimdhënës i përkushtuar, pedagog shembullor dhe sportist kulminant, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme.


Profesor Skënder Halili, së fundmi, ishte i angazhuar si profesor i edukatës fizike në Shkollën e Mesme “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Komuna Haliti i uroj profesorit në fjalë pensionim të rehatshëm dhe falënderoj atë për kontributin e tij shumë vjeçar.
