Vetëvendosje: “Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur…”
Gjilan – 20 dhjetor 2025 – Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Gjilan, gjegjësisht kandidatët e nominuar për ulëse në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt, mbajtën takimin e radhës në vazhdën e takimeve me qytetarë, këtë radhë në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Në takim mori pjesë edhe ministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bashkë me kryetarin e LVV-së në Gjilan, Alban Hyseni, me c’rast u fol edhe për projektin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
NJOFTIMI I PLOTË NGA FAQJA e LVV-së në Gjilan:
Vetëvendosje: Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur
Në shkollën Abaz Ajeti, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishi, Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, kandidatët për deputet, aktivistë dhe qytetarë, u ndanë lajme që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e qytetit dhe vendit.
Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur. Kontratat e dështuara të së kaluarës janë shkëputur, ndërsa me marrëveshjet e reja hapet rruga për përfundimin e pjesës së mbetur të autostradës — një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit, qarkullimit më të sigurt dhe ekonomisë më të begatë.
