“Vërshohet” Malisheva! – Komuna apel qytetarëve për kujdes pas reshjeve të shiut: “Mos dilni pa nevojë…”
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës te cilat kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës. Nga vërshimet është prekur sidomos komuna e Malishevës.
Komuna u ka bërë apel qytetarëve për kujdes të shtuar, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera të shiut që kanë përfshirë territorin e komunës.
Ata kanë bërë thirrje tek qytetarët që të mos dalin pa nevojë.
“Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera.“Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative.”
Të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës”, thuhet në njoftimin e komunës.
