Vërshime në shumë komuna të Kosovës, reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot
Reshjet e shiut vazhdojnë ditën e mërkurë, pas ca intervaleve me diell që parashihen orëve të para të ditës.
Me depërtimin e frontit të ftohtë mbi vend, pasdite në pjesë të vendit paraqiten kushte për shi të akullt, që mund të jetë i rrezikshëm për pjesëmarrësit në trafik, meqenëse formohen shtresa akulli në sipërfaqe.
Deri në mbrëmje reshjet do të jenë kryesisht dëbore. Nga pjesë perëndimore të vendit, reshjet e shiut mund të shoqërohen edhe me bubullima aty këtu. Temperaturat në mëngjes dhe deri nga mesdita mbeten të larta, duke u luhatur nga 6C deri në 12C.
Pasdite dhe në mbrëmje zbresin deri në 0C nga rrafshi i Kosovës, e në Dukagjin në 3C e 4C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 3-6m/s.
Ditën e enjtë reshjet e dëborës vazhdojnë duke formuar shtresë dëbore edhe pjesëve të ulëta të vendit.
Temperaturat maksimale mbesin nën 0C, që shënojnë ditë të akullt. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, ndërkohë që edhe vransirat shpërndahen. Mëngjesin e së premtes do të ketë intervale me kthjellime, por dhe temperaturat minimale zbresin në -8C e -10C. Pasdite vransirat sërish shtohen, e me kalimin në ditën e shtunë, sërish mbi vend shtrihen reshjet të përziera dimërore, sa të shiut e shiut të akullt, që më vonë shndërrohen në reshje dëbore. Maksimalet shënojnë një rritje të lehtë në 3C e 4C. Të shtunën erërat veriore do të jenë më të theksuara që frynë me hove më të fuqishme deri në 15m/s. Të dielen nuk parashihen të reshura, por mbeten temperatura të ulëta prej -3C deri në 0C, njofton Mendimi për Motin.
