Friday 27 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta godasë me thikë burrin

Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike – Do kërkojmë një konsultë me kryesuesin e

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, shoqëria civile sërish protestë para Kuvendit

Arrestohen vjehrra dhe nusja në Prishtinë- u rrahën mes vete

GJILAN: Fillon fasadimi i banesave kolektive në Gjilan

Ambasada e SHBA pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësi e liderëve për ta konstituar Kuvendin dhe

Mbahet takimi publik për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë në 50-vjetorin Katedrës

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

 Vepra Filozofike, Ideologjike e Politike Kombëtare e Qosjes
Kulturë Lajme

Vepra Filozofike, Ideologjike e Politike Kombëtare e Qosjes

26 June 2023 0 Comment 7 min read

AA

Kudusi Lama: “Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2021.


Studimi i prof. dr. Kudusi Lama, “Vepra filozofike, ideologjike e politike kombëtare e Qosjes” është një qasje e veçantë krijimtarisë së njërit nga veprimtarët më të shquar të kulturës shqiptare, i cili në kërkimet e tij studimore, letrare, eseistike e publicistike ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme.

Fjala është për prof. dr. akad. Rexhep Qosja, ku autori do ta cilësojë filozof të madh të kombit shqiptar, që bashkë me të tjerë do të ndërtojë filozofinë e qëndresës kombëtare, ideologjinë e qenies shqiptare dhe politikën e mbijetesës përballë mohimit, por dhe të ndërtimit të shpresës mbi fuqinë e njerëzve të kombit nëpër histori.

Nga: Prof. dr. Shyqri GALICA


Vepra e Qosjes cilësohet vepër me dimensione globale, vepër monumentale me thellësi filozofike, duke zbërthyer ideologjinë kombëtare, që sipas autorit është shqiptarizmi, është në të vërtetë vepër me identitet të veçantë.


Identiteti kombëtar si vlerë e veçantë


Prof. dr. Kudusi Lama ka depërtuar në thellësinë e mendimit që e artikulon Qosja në veprat e tij, duke zbërthyer një nga një idetë, pikëpamjet, strategjinë kërkimore politike e filozofike, që me gjerësinë e saj depërton në thellësinë historike ku mbështetet duke krijuar formën e tyre. Duke veçuar si një nivel të një gjeniu epror, që mbi të gjitha ka idealet filozofike, ideologjike e politike kombëtare dhe shoqërore, autori thekson se Qosja është njeri i dashuruar në paqe e drejtësi me një dhunti të lartë intelektuale e shkencore, personalitet shumëdimensional.

Ai ka arritur të artikulojë identitetin njerëzor në një spektër cilësish profesionale, politike, ideologjike, kulturore e gjithsesi shkencore, duke karakterizuar identitetin kombëtar si vlerë të veçantë vetjake, kombëtare, por dhe shoqërore. Në këtë rrjedhë autori ka arritur të analizojë strukturën jetësore duke u thelluar natyrshëm në biografinë që del prej ndërtimit të tij intelektual dhe në këtë kuadër të shpërfaqë posaçërisht përmbajtjen e krijimtarisë së Qosjes, madje në kontekst kombëtar e më gjerë si nevojë imediate e njeriut për t’u njohur me rrugët e synimet e lirisë.


Analiza e veprës së Qosjes është bërë mbase në aspektet më të ndërlikuara, që kërkojnë studim të thellë e durim të jashtëzakonshëm, së pari, duke pasur parasysh vëllimin e veprës dhe, së dyti, aftësinë për të komunikuar me të e më pas për ta interpretuar për receptuesin eventual. Pikërisht këto anë të qasjes ka arritur t’i përvetësojë autori i veprës dhe ta ndërtojë atë me një koncept që të kapet lehtë dhe të interpretohet me një fjalor të pasur e të kuptueshëm në dimensione që arrin ta vlerësojë këtë vepër si nevojë jo vetëm për lexuesin tonë, por edhe për atë të botës.


Në vepër janë dhe disa ndërhyrje, që autori i shfrytëzon për analogji dhe për ta zbërthyer më mirë anën psikologjike dhe për ta bërë më të afërt realitetin dhe filozofinë e jetës sonë në dimensione që i shtron Qosja në veprën e tij.


Korife i letërsisë dhe i kulturës kombëtare


Duke lexuar këtë vepër të prof. dr. Kudusi Lama të duket se po dialogon me veprën e Qosjes dhe me realitetin e djeshëm dhe të sotëm të botës sonë, si dhe me synimet shekullore të popullit tonë për çlirim dhe bashkim. Edhe kur trajton aspektet historike, edhe këto aktuale, autori i sheshon në këtë vepër me një qasje brilante, një mendim i qartë, një gjykim i drejtë dhe gjithsesi një fjali funksionale që nuk të krijon asnjëherë ekuivoke. Edhe si formë ky libër të provokon, sepse autori ka ditur me aq mjeshtëri të konceptojë temat që shtrohen në veprën e Qosjes dhe t’i sintetizojë natyrshëm që duke lexuar këtë vepër të thellohesh edhe më shumë në filozofinë e ideologjinë kombëtare, që shtrohet në gjithë krijimtarinë e prof. Qosja.


Mendojmë se botimi i kësaj vepre është me shumë interes kombëtar e shoqëror, që do të kënaqte lexuesin e studiuesin për qasje të tjera të veprës së Qosjes, kurse si botim i vetëm kësisoj do të jetë vepër tejet e veçantë në bibliotekën e secilit intelektual dhe lexues, që do ta provokonte thellë për t’iu kthyer sërish krijimtarisë së korifeut të letërsisë e të kulturës kombëtare, prof. dr. akad. Rexhep Qosja.

Share This:

Tags: Akad. Rexhep Qosja Dr. Shyqri Galica Kudusi LAme
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të

27 June 2025
Lajme

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta

27 June 2025
Lajme

Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike

27 June 2025
Lajme

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, shoqëria civile sërish

27 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.