Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Në Gjykatën Speciale sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas njoftimit të bërë për media, seanca pritet të fillojë në ora 09:00, transmeton Telegrafi.
Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.