Tuesday 10 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënoi 13-vjetorin e themelimit

Parashikimi i motit për të martën, 10.03.2026

KBI- Gjilan: Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

Orë letrare në Shkollën Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan, në nderim të Ditës së Mësuesit

DKA në Gjilan pret profesorin Nevzat Isufi, të nominuar për çmimin “Shaban Jashari”

Veldin Hoxha zgjedh Kosovën, Ademi: Një vendim që vjen nga zemra

Shabani: Së bashku mund të ndërtojmë një sistem më të sigurt dhe më të qëndrueshëm

Triumf i Gjilanit në Ferizaj, Llapi dhe Malisheva fitojnë në shtëpi

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në pritje, Qeveria kërkon qartësi të plotë nga Kushtetuesja

Shkëndija shpërthen ndaj arbitrimit në Maqedoninë e Veriut: Do ta njoftojmë edhe UEFA-n

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënoi 13-vjetorin e themelimit
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënoi 13-vjetorin e themelimit

10 March 2026 0 Comment 12 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij me një ceremoni solemne, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta akademike, institucionale dhe politike, familjarë të themeluesve të UKZ-së, anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe studentë, profesorë dhe përfaqësues të institucioneve publike.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit Kombëtar, himnit të Kosovës dhe Himnit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, foli për punën, arritjet dhe sfidat që Universiteti ka kaluar gjatë 13 viteve të tij. “Ky përvjetor përfaqëson shumë më tepër sesa një shifër në kalendar.

Ai pasqyron një rrugëtim të përbashkët, vizion dhe punë të palodhshme për ndërtimin dhe zhvillimin e një institucioni të arsimit të lartë që sot është pjesë e rëndësishme e jetës akademike dhe shoqërore në vendin tonë,” tha Rektori Dërmaku.

Ai theksoi zhvillimin e Universitetit gjatë këtyre viteve duke thënë se vetëm para 13 vitesh, universiteti ynë kishte tre programe studimi. Sot ofron 14 programe të akredituara, ndërsa 5 të tjera janë në proces akreditimi dhe riakreditimi, me 1354 studentë aktivë që përfaqësojnë potencialin më të madh për zhvillimin shoqëror dhe akademik të rajonit. Rektori gjithashtu përmendi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe projekteve kërkimore.

“Sot UKZ ka mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me partnerë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë dhe është përfshirë në më shumë se 70 projekte ndërkombëtare me vlerë mbi 2 milionë euro, duke kontribuar në zhvillimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve akademike,” ka thë në fjalën e tij.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.Duke iu drejtuar studentëve dhe stafit akademik, ai tha se do të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një universitet që prodhon dije, që krijon mundësi dhe që formon gjenerata të reja profesionistësh të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Fjalimi i Rektorit përfundoi me mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim: profesorët, stafin administrativ, studentët dhe partnerët institucionalë.

Fjalimi i Rektorit Artan Dërmaku në 13 vjhetorin e themelimit të UKZ-së

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, tha se sot është një ditë e veçantë për Universitetin Publik “Kadri Zeka”, për qytetin tonë dhe për gjithë komunitetin akademik.

Ky institucion nuk është vetëm një vend për të studiuar, por një qendër e dijes, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror që ka formuar breza të tërë profesionistësh.

Ai shtoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë ta mbështesë këtë universitet në çdo hap të tij drejt arritjeve të reja akademike dhe ndërkombëtare. Rrahimaj përgëzoi stafin akademik, studentët dhe partnerët institucionalë për përkushtimin dhe arritjet gjatë këtyre 13 viteve, duke theksuar se zhvillimi i universitetit është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe rajonit të Anamoravës.

Ibrahim Krivaqa, Kryetar i Bordit Industrial, shprehu përkrahjen e tij dhe vizionin për bashkëpunim me universitetin.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike prezantuan njërin nga projektet e tyre të shumta, që ndërthurin komponentën teorike me atë praktike, projekte këto konkrete që kontribuojnë në shoqëri.

Në kuadër të traditës vjetore, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ndau “Diplomën Student i Dalluar” për studentët me mesatare më të lartë në secilin fakultet. Në Fakultetin e Edukimit, diplomën si studente e dalluar e ka marrë Marigona Kllokoqi Hoda, Ermirë Hasani ka marrë diplomën si student i dalluar në Fakultetin Juridik; Shpend Ibrahimi ka marrë diplomën si student i dalluar në Fakultetin Ekonomik dhe Lorika Hajdari ka marrë diplomën si studente e dalluar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Marigona Kllokoqi Hoda, studente e Fakultetit të Edukimit Fillor dhe fituese e çmimit “Studente e dalluar”, u shpreh mirënjohëse të gjithëve për punën, përkushtimin dhe vizionin që kanë bërë të mundur që ky institucion të rritet dhe të bëhet një tempull i dijes në rajonin tonë. Ajo tha se këto katër vite si studente kanë qenë shumë më tepër se një rrugë akademike; kanë qenë një periudhë e mbushur me kujtime të paharrueshme, mësime nga profesorë të përkushtuar dhe frymëzim për të ardhmen time si edukatore.

Ajo falënderoi familjen, profesorët dhe kolegët për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit akademik dhe uroi studentët që ky universitet të vazhdojë të rritet dhe të japë kontribut të çmuar për shoqërinë tonë.

Kurse Shpend Ibrahimi, student i Fakultetit Ekonomik dhe fitues i çmimit “Student i Dalluar”, u shpreh se është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e një institucioni që rritet dhe kontribuon në formimin e brezave të rinj.

Ai tha se askush nuk arrin deri këtu vetëm, andaj falënderoi profesorët që jo vetëm që ju kanë dhanë njohuri akademike, por edhe mënyrën se si duhet të mendojmë, analizojmë dhe marrim vendime të përgjegjshme.

Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit, disiplinës dhe mbështetjes së familjes, duke thënë se ky vlerësim është rezultat i shumë orëve studimi, përkushtimit dhe disiplinës të cilën Diplomë ia ka dedikuar prindërve dhe bashkëshortes, që kanë qenë mbështetja më e fortë gjatë gjithë rrugëtimit të tij. Shpendi gjithashtu inkurajoi studentët që Universiteti “Kadri Zeka” është një zgjedhje e drejtë për të rinjtë që kërkojnë dije reale, zhvillim profesional dhe një të ardhme të ndërtuar mbi punë dhe meritë.

Në kuadër të ceremonisë, UKZ ndau mirënjohje për profesorët që kanë kontribuar në zhvillimin e institucionit. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, bazuar në propozimet e Këshillave të Fakulteteve, ndau mirënjohje për Prof. Asoc. Dr. Arbona Xhemajli , Prof. Asoc. Dr. Arben Sahiti, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili dhe Prof. Asoc. Dr. Selim Daku.

Gjithashtu, në bazë të vendimit të Komisionit të formuar nga Senati i UKZ-së u shpall Hulumtuesi i Vitit 2025, Prof. Ass. Dr. Ragmi Mustafa . Pasi lexoi Vendimin, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve, Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Lindita Loku Nikqi, i ndau edhe mirënjohejen profesorit Mustafa.

Po ashtu, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ndau mirënjohje Kushtrim Demi, Sekretar i Njësisë Akademike, për punënnë zhvillimin e administratës së universitetit.

Rektori Dërmaku i ka ndarë mirënjohje edhe Kompanisë TELKOS, për mbështetjen në funksionalizimin e Laboratorit të Shkencave Sociale, të cilën e pranoi Drejtori Vedat Morina.

Në një moment të veçantë, Rektori ndau mirënjohje postmortem për Ilmi Ramadani, anëtar i Këshillit Themelues të UKZ-së, për kontributin e tij të çmuar në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Mirënjohjen e pranoi nipi i tij, Jon Ramadani. z. Ilmi Ramadani ishte ndër ata njerëz që me përkushtim, vizion dhe dashuri për dijen dhe atdheun hodhën themelet e një institucioni që sot edukon dhe formon breza të tërë studentësh. Kontributi i tij nuk ishte vetëm institucional, por edhe atdhetar, sepse çdo hap drejt dijes është një hap drejt forcimit të kombit dhe të ardhmes sonë.

Edhe pse sot ai nuk është fizikisht mes nesh, vepra dhe kontributi i tij do të jetojnë gjithmonë në historinë e Universitetit dhe në zemrat e atyre që besojnë në fuqinë e arsimit.

Në amfiteatrin B01 u zbulua pllaka përkujtimore e Prof. Ass. Dr. Arben Dërmakut, Kryesues i Këshillit Themelues dhe ushtrues detyre i Rektorit të parë të UKZ-së, në shenjë nderimi për kontributin e tij të çmuar në themelimin dhe zhvillimin e universitetit. Pllakën e zbuluan Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Merita Dërmaku, bashkëshortja e të ndjerit Prof. Ass. Dr. Arben Dërmaku. Po ashtu në këtë hapësirë është vendosur edhe piktura portret e Prof. Ass. Dr. Arben Dërmaku, e realizuar me kontributin e çmuar të Prof. Ahmet Ibrahimit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të jetë një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen akademike të studentëve dhe duke kontribuar në zhvillimin e vendit. /2LONLINE/

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënoi 13-vjetorin e

10 March 2026
Futboll

Champions League: Katër super-ndeshje sonte në 1/8

10 March 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 10.03.2026

10 March 2026
Lajme

KBI- Gjilan: Filluan Garat Regjionale të Kur’anit

10 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Studentët e UKZ-së informohen për mundësitë e

9 March 2026

Në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahet një sesion informues për mundësitë

Lajme

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Festën

8 March 2026

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof.Asoc. Dr. Artan Dërmakui me rastin

Lajme

Urimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan

7 March 2026

Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.