Tuesday 23 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

AAK dega Gjilan – Tubimi i Aleancës së Gruas, imperativ fuqizimi i rolit të grave

Franca njeh Palestinën

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan promovoi Monografinë “Flakadani i Lirisë”
Kulturë Letërsi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan promovoi Monografinë “Flakadani i Lirisë”

1 April 2025 0 Comment 6 min read

AA

26 Mars, 2025 – Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përmes Fakultetit të Edukimit, u organizua promovimi i monografisë “Flakadani i Lirisë”, një vepër e autorit Bedri Tahiri, kushtuar figurës së Mustafë Shytit – mësues, poet dhe dëshmor i kombit.

Në këtë promovim morën pjesë dhe kontribuuan me fjalime profesorë, studiues, miq dhe bashkëveprimtar të Mustafë Shytit.

Në fjalën e tij Prof. Dr. Bajram Kosumi, bashkëveprimtar i heroit Mustafë Shyti, e vendosi këtë promovim në një kontekst historik, ku theksoi përkushtimin dhe sakrificat e atdhetarit për idealet e lirisë dhe drejtësisë.

“Data 26 mars lidhet me demonstratat e vitit 1981, të cilat ndryshuan kahjen e zhvillimeve në Kosovë. Kosova, nga Hasan Prishtina e deri më sot, ka pasur njerëz si Mustafë Shyti, të cilët e kanë nisur betejën për liri. Ai ishte udhëheqës i demonstratave të vitit 1981 dhe qëndroi në ballë të luftës deri në veshjen e uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku u flijua për liri. Jam krenar që e kam njohur dhe bashkëpunuar me të dhe se sa të ketë njerëz të tillë, Kosova do të ecë përpara,” ka thënë në fjalën e tij Prof. Dr. Bajram Kosumi.

Prof. Dr. Merxhan Avdyli, një nga bashkudhëtarët e tij, ndau kujtimet dhe përjetimet personale me heroin, Mustafë Shyti, duke sjellë një rrëfim të ngrohtë e domethënës mbi karakterin dhe misionin e tij atdhetar.

Berat Daka, botues i monografisë, foli mbi procesin e mbledhjes së fakteve dhe realizimin e botimit, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të historisë dhe figurave kombëtare.

Një analizë të thelluar mbi veprën e paraqiti Prof. Dr. Flamur Maloku, i cili vlerësoi monografinë si një dokument historik të rëndësishëm që ndriçon jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Mustafë Shytit.

Ndërkohë, recensenti i monografisë, Miftar Kurti, prezantoi një vlerësim të hollësishëm mbi librin, duke e cilësuar atë si një burim të vyer për të gjithë ata që duan të njohin sakrificat dhe idealet e heronjve të Kosovës.

Në këtë kontekst edhe Sadik Zeqiri, bashkëveprimtar i Mustafë Shytit, ndau kujtime të vlefshme mbi angazhimin e tij në çështjen kombëtare dhe ndikimin e tij në brezat e rinj.

Promovimi u pasurua nga interpretimet e studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Loresa Haxhiu recitoi poezinë “Vargjeve të mia” të Mustafë Shytit, duke e sjellë përmes vargjeve shpirtin e tij poetik. Arbëresha Maliqi solli poezinë “Optimisti”, e cila përfaqëson forcën dhe shpresën që Mustafë Shyti e ruajti deri në fund të jetës.

Një nga momentet më emocionuese të këtij promovimi ishte fjala e Jehona Shytit, vajza e Mustafë Shytit. Ajo shprehu mirënjohje për organizatorët dhe për të gjithë ata që po kujtojnë dhe dokumentojnë jetën e babait të saj dhe të heronjve të tjerë të kombit.

Në fund të promovimit, autori i monografisë, Bedri Tahiri, u shpreh i lumtur që kishte mundësinë të dokumentojë jetën dhe veprën e një figure të shquar si Mustafë Shyti. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

AAK dega Gjilan – Tubimi i Aleancës

22 September 2025
Featured

AAK Dardanë – Faton Jakupi: Takim i

22 September 2025
Lajme

Franca njeh Palestinën

22 September 2025
Futboll

Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për

22 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për

22 September 2025

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e IX të

Lajme

Eko-ulëse me energji solare vendoset në UKZ

19 September 2025

Në kuadër të aktiviteteve për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 2025, Ministria e Mjedisit, Planifikimit

Lajme

U mbajtën provimet pranuese të konkursit plotësues

17 September 2025

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë mbajtur provimet pranuese për aplikantët e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.