Sunday 8 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të dielën, 08 mars 2026

FSK ndez flakadanin për nder të Adem Jasharit dhe familjes Jashari

Vedat Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Osasunës, sezoni më i mirë i sulmuesit kosovar

Përkujtohen dëshmorët nga Lugina, Shaban Bajrami dhe Besim Xhemaili nga Breznica, në 23-vjetorin e rënies

Profesori gjilanas Nevzad Isufi nderohet ng MASHTI me çmimin “Shaban Jashari”, konfirmon për TV Gjilani

Urimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me rastin e 7 Marsit Ditës së

Fillon “Nata e Zjarreve” në Prekaz në nder të familjes Jashari

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës

Drita fiton pa vështirësi ndaj Prishtinës së Re

Laura Fazliu në finale të Grand Prix në Linz, triumfon me superhedhje ndaj gjermanes Bauer

 Universiteti “KAdri Zeka” në Gjilan, Sesion informues për bursat e programit Master – Young Cell Scheme Round XIII
Lajme

Universiteti “KAdri Zeka” në Gjilan, Sesion informues për bursat e programit Master – Young Cell Scheme Round XIII

17 November 2022 0 Comment 10 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u  mbajt sesion informues për studentët  që kanë absolvuar dhe Alumnin e këtij Universiteti mbi programin e bursave për  Round XIII të  Young Cell Scheme, për studime pasuniversitare të nivelit master.

Ky sesion informues i organizuar nga Zyra për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi është udhëhequr nga  drejtoresha, Fitore Malaj dhe Zyrtari për Marrëdhënie me Jashtë – Betim Berisha, të cilët së bashku me studentët pritën në takim Nick Kyfonidis – Menaxher i programit, dhe Fitim Sopi nga Young Cell Scheme  – Round XIII.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, falënderoi përfaqësuesit e Young Cell Scheme, për mundësit e ofruara për studentët.

Gjatë këtij sesioni studentët u informuan mbi programin Young Cell Scheme – program bursash i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime pasuniversitare të nivelit master jashtë vendit, që synon të përmirësojë cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e studentëve aktualë dhe nëpunësve civilë të ardhshëm.

Sipas programit tw Young Cell Scheme, kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze.

Kjo ftesë ë jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil (detajet dhe rregullat e mëtejshme do të publikohen në Ftesën për Aplikim) në fushat e mëposhtme:

 Juridik (përfshirë ligjin e BE-së)

 Administratë Publike dhe Qeverisje e Mirë (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)

 Ekonomi, Financa, Menaxhment (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)

 Energji, Mjedis dhe Ndryshimet Klimatike, Transport

 Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia (përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë)

 Sektorë tjerë sipas kërkesës së Administratës Publike të Kosovës

Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:

 Banorë të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e vendbanimit të dyja kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet letërnjoftimi).

 Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve

 Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.

 Janë lindur më 1 janar 1988 apo më vonë

Bursat do të mbulojnë shpenzimet, si në vijm:

 Shpenzimet e aplikimit dhe të shkollimit

 Shpenzimet e jetesës

 Shpenzimet e vizës & sigurimin shëndetësor

 Nje bilete e udhëtimit kthyese

 Trajnimi përgatitor i gjuhës angleze për- dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS (në rast se studimet do të bëhen në një gjuhë tjetër të BE-së, testet e tjera të kërkuara të gjuhës gjithashtu mund të rimbursohen)

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:

 Të jenë në dispozicion për t’iu nënshtruar trajnimit/praktikës nga shkurti 2023 e tutje dhe për të lëvizur jashtë vendit nga gushti 2023 deri në përfundimin e përfundimit të parashikuar të studimeve.

 Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikant për së paku 4 muaj para nisjes (përveç shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë)

 Ndjekin Programin e Trajnimit të gjuhës në kuadër të YCS (ku është e nevojshme)

 Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike

 Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale), pas kthimit.

Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshinë:

 Para-përzgjedhja bazuar në kriteret administrative dhe të përzgjedhshmërisë

 Testet me shkrim (i njohurisë së gjuhës angleze, njohuri të përgjithshme të shërbimit civil dhe/ose njohuri të sektorit dhe vlerësimi verbal & numerik)

 Intervistë nga paneli i akademikëve evropianë. Përfaqësuesit e ZBE dhe të QK do të marrin pjesë në panel si vëzhgues

E gjithë procedura e përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Rregulloren (MAP) Nr. 01/2019 për Përfituesit e Skemave të Bursave.

Femrat dhe përfaqësuesit e minoriteteve fuqimisht inkurajohen të aplikojnë. Formularët e aplikimit dhe dokumentet tjera përcjellëse do të jenë të disponueshme për shkarkim nga interneti, në web faqen vijuese https://ycskosovo.org

Aty do të publikohen gjithashtu informatat shtesë mbi rregullat e skemës, procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes.

Share This:

Tags: Universiteti KAdri Zeka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Albi Mall Superliga – Drenica pret Dukagjinin

8 March 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 08

8 March 2026
Lajme

FSK ndez flakadanin për nder të Adem

7 March 2026
Futboll

Vedat Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes ndaj

7 March 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Fakulteti i Edukimit i UKZ-së ka bërë

11 February 2026

Fakulteti i Edukimit i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka vijuar me një

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskuton mundësitë e

6 February 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur takimi i radhës me përfaqësuesin

Lajme

Në UKZ u shfaq dokumentari “Lettres Ouvertes”

16 May 2025

16 Maj, 2025 – Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u shfaq filmi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.