Wednesday 4 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund

Komunikatë zyrtare | Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐥𝐚𝐣𝐭

Pse ka rënë ChatGPT?

Joan Laporta jep dorëheqjen si president i Barcelonës

Fakulteti i Shkencave Sociale mbajti takim koordinues për procedurat pas-akredituese

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë

Dënohet “sheh-imami” nga Kosova – luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat

 UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug
Lajme

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

5 November 2025 0 Comment 6 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan  po vazhdon Java e Studimit në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet UKZ dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike PH Zug nga Zvicra.

Mësues nga Gjilani dhe Zvicra  po ndajnë përvoja, ide dhe praktika mësimor, të pasuruara me punëtori, diskutime dhe vizita shkollore, duke marrë pjesë në ligjërata akademike në UKZ, që synojnë shkëmbimin profesional dhe kulturor ndërmjet dy sistemeve arsimore.

Këto aktivitet të bashkëpunimit midis Universitetit të Edukimit të Mësuesve të Zugut/ PH Zug, Zvicër dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka”, realizohen në kuadër të projektit të mbështetur nga Movetia, i cili synon shkëmbimin profesional dhe ndërkulturor midis mësuesve nga Kosova dhe Zvicra.

Ashtu si në javën e studimit në Zvicër, realizuar në muajin maj të këtij viti, ku pesë mësimdhënës nga katër shkolla fillore të Komunës së Gjilanit “Selami Hallaqi”, “Thimi Mitko”, “Musa Zajmi” dhe “Rexhep Elmazi”, morën pjesë në një sërë aktivitetesh akademike dhe profesionale gjatë qëndrimit në atje, edhe në këtë edicion të qëndrimit të mësimdhënësve nga PH Zug në Gjilan respektivisht në UKZ, në qendër të programit është vëzhgimi kolegial, një proces bashkëpunues ku mësuesit zviceranë vizitojnë kolegët e tyre kosovarë në shkolla dhe ndjekin nga afër procesin mësimor në klasë.

Qëllimi i kësaj forme bashkëpunimi është të krijohen hapësira për reflektim të përbashkët mbi metodologjinë e mësimdhënies, qasjet pedagogjike dhe ndërveprimin me nxënësit, duke ndërtuar ura të qëndrueshme komunikimi profesional.

Përveç këtij programi qendror, Java e Studimit po të përfshinë punëtori tematike, diskutime profesionale, prezantime studimore dhe aktivitete kulturore, që realizohen në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet stafit të UKZ-së dhe kolegëve nga PH Zug.

Shpresa Jashari, pedagoge dhe hulumtuese në Universitetin e Edukimit të Mësuesve të Zugut, prezantoi temën që ndërlidhet me gjuhën, identitetin dhe përkatësinë.

“Të flasësh dhe të jesh shqiptar në Zvicër: Zgjedhja e gjuhës, qëndrimet ndaj gjuhës dhe negociimi i përkatësisë hapësinore në rrëfimet biografike”, ishte tema e prezantimit tw saj.

Ky prezantim paraqet një studim të thelluar mbi përvojat e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, duke ndriçuar mënyrën se si gjuha bëhet një element thelbësor në ndërtimin e identitetit personal dhe kolektiv. Përmes rrëfimeve biografike, Shpresa Jashari analizon se si shqiptarët në diasporë ndërveprojnë me gjuhën amtare dhe gjuhët e mjedisit ku jetojnë, si i perceptojnë dhe i përdorin ato për të negociuar përkatësinë e tyre kulturore dhe shoqërore.

Në thelb, studimi nënvizon rëndësinë e gjuhës si një hapësirë e kujtesës, lidhjes me rrënjët dhe integrimit të ndërsjellë, ku ngre pyetje të rëndësishme mbi ruajtjen e identitetit kulturor në një mjedis shumë gjuhësor, duke reflektuar njëkohësisht mbi rolin e shkollës dhe mësuesve në mbështetjen e kësaj përkatësie.

Prezantimi i Shpresa Jasharit shërbeu si një urë e rëndësishme mes përvojave të mësuesve nga Kosova dhe Zvicra, duke nxitur reflektime të reja mbi rolin e edukatorit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur ndërkulturor.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi

3 February 2026
Ekonomi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë,

3 February 2026
Lajme

Parashikimi i motit për nesër, shi e

3 February 2026
Kuriozitete

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se

3 February 2026
RELATED Stories for you
Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme

Fakulteti i Shkencave Sociale mbajti takim koordinues

3 February 2026

Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin Publik

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme Librari

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti

3 February 2026

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur sot

Ciceroni Featured Lajme

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti

3 February 2026

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.