Monday 5 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti thotë se qeverinë do ta bëjë me pakicat, opozitës ia kërkon votat për marrëveshjet

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Pritje deri në 90 minuta në Merdarë për të dalë nga Kosova

Digjen dy vetura në parkingun e një autosalloni në Graçanicë

Raporti i Policisë: Mbi 1800 gjoba trafiku 86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

DASh: Trump është njeri që vepron, nëse se keni ditur më parë, tani e dini

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Xhemajl Xhemajli

Momenti kur Maduro nxirret na aeroplani, pas arritjes në New York

Kompania demanton lajmin për djegien e autobusit që po udhëtonte nga Kosova në Zvicër

Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër

 UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025
Lajme

UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025

4 July 2025 0 Comment 8 min read

AA

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ) organizoi me sukses edicionin e sivjetshëm të garës universitare Hackathon 2025 — një ngjarje dyditore që bashkoi studentët dhe maturantët më të talentuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Kjo garë shërbeu si një mundësi e jashtëzakonshme për pjesëmarrësit që të demonstrojnë aftësitë e tyre në programim, dizajn, zhvillim të ideve kreative dhe zgjidhje të problemeve reale. Në një atmosferë dinamike dhe konkurruese, ekipet u përballën me sfida teknologjike që kërkonin kreativitet, bashkëpunim dhe përkushtim të lartë.

Dita e parë: Maturantët në qendër të vëmendjes

Hackathon 2025 filloi me garën e dedikuar për maturantët, të cilët prezantuan projektet e tyre inovative përpara komisionit akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Pas një paraqitjeje mbresëlënëse të ideve, fituesit u shpallën në një ceremoni të veçantë të ndarjes së çmimeve.

Vendin e parë e fitoi ekipi i përbërë nga Korab Arifi, Erion Ramizi dhe Erion Mehmeti, me projektin e tyre kreativ, i vlerësuar lartë nga komisioni përbërë nga:

  • Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi (Dekane e FSHK-së),
  • Prof. Asoc. Dr. Basri Ahmedi,
  • Ass. Buen Bajrami,
  • Ass. Donat Dalipi.

Ndërsa vendin e dytë e zuri ekipi i maturantëve: Driola Korbi, Rela Zeqiri, Liana Ahmeti dhe Lina Latifi

Dita e dytë: Sfidat për studentët

Në ditën e dytë, Hackathon-i vazhdoi me dy sfida të dedikuara për studentët.

Sfidën e parë e përbënte gara kryesore teknologjike, ku studentët prezantuan projektet e tyre mbi temat e përzgjedhura nga komisioni akademik. Projektet u vlerësuan sipas inovacionit, zbatimit teknik dhe ndikimit potencial. Fituesit ishin:

  • Vendi i parë: Blendi Limoni, Elta Berisha dhe Agoneta Ahmeti
  • Vendi i dytë: Rigesa Jashari, Kaltrina Pjaziti dhe Rinesa Osmani
  • Vendi i tretë: Gazmend Halili, Donesa Shala, Dimal Hjarizi dhe Rona Beqiri

Sfidën e dytë e përbënte zhvillimi i ideve për start-up biznese. Studentët punuan në grupe për të kthyer konceptet e tyre në prototipe funksionale. Projektet u prezantuan përballë një jurie të përbërë nga përfaqësues të bizneseve, të cilët vlerësuan idetë më premtuese.

Ideja më e mirë u shpërblye dhe u prezantua nga ekipi: Leurent Ismajli, Rion Osmanaj dhe Rigon Osmanaj.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në fjalën e tij theksoi se ngjarje si Hackathon 2025 janë dëshmi e përkushtimit të UKZ-së për të nxitur mendimin kritik, inovacionin dhe frymën e sipërmarrjes te të rinjtë.

Ndërsa Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, bashkë me stafin akademik, shprehën mbështetjen e fuqishme për studentët dhe maturantët, duke nënvizuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në ndërtimin e një ekosistemi inovativ dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Në përmbyllje të garës, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ndau mirënjohje për përfaqësuesit e bizneseve për kontributin e tyre, ndërsa studentëve pjesëmarrës iu shpërndanë certifikata vlerësimi.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kurti thotë se qeverinë do ta bëjë

4 January 2026
Lajme

Ky është parashikimi i motit për javën

4 January 2026
Lajme

Pritje deri në 90 minuta në Merdarë

4 January 2026
Lajme

Digjen dy vetura në parkingun e një

4 January 2026
RELATED Stories for you
Marketing

Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Gjilan: Urimi

31 December 2025

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Vitin e Ri 2026 Të dashur studentë, profesorë,

Kulturë Letërsi Librari

Në UKZ u përurua libri “Novobërda, të

31 December 2025

Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, dje u

Lajme

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në

30 December 2025

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.