Sunday 26 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E diela me shi, parashikimi i motit

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” e Gjilanit shënon 45-vjetorin e themelimit

Menaxhmenti i FShS-së mori pjesë në Punëtorinë për Barazinë Gjinore në AL në Kosovë

Nis asfaltimi i rrugëve në lagjen Fidanishte II

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve

Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe

SHFMU “Rexhep Elmazi”, njofton: Pensionohet arsimtarja Hazife Halili

Balotazhi, 18-vjeçarët e pas 12 tetorit do të përfshihen në listën e votuesve

Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë

Pensionohet Kadrije Jonuzi – teknike e stomatologjisë

 UKZ me akreditime të reja në programet studimore
Lajme

UKZ me akreditime të reja në programet studimore

8 July 2024 0 Comment 5 min read

AA

Pas suksesit  të ri-akreditimit në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare, Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim se Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka miratuar një sërë programesh të reja të akredituara dhe të riakredituara në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Fakulteti i Shkencave Sociale ka përfituar akreditimin e parë për programin bachelor Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane (BA). Si programi i vetëm në Kosovë, pritet të bëhet një pikë referimi për studentët që synojnë karriera të suksesshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studime evropiane, duke përgatitur studentët për të kryer funksione në organizata ndërkombëtare, në korporata vendore dhe transnacionale, në institucione shtetërore dhe rajonale, organet vendore dhe institucionet tjera.

Fakulteti Ekonomik ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me miratimin e programeve bachelor në Financë dhe Kontabilitet (BSc) dhe Menaxhimin e Marketingut dhe Shitjeve (BSc) që është akredituar për herë të parë. Ky hap strategjik e pozicionon fakultetin në një nivel të ri akademik dhe profesional.

Fakulteti i Edukimit, ka marrë miratimin për programet master në Mësimdhënien e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe Mësimdhënien dhe Kurrikulën në Arsimin Fillor (MA). Këto programe, të riakredituara me sukses, janë të destinuara të krijojnë një gjeneratë të re mësuesish të përkushtuar dhe të kualifikuar.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ka siguruar riakreditimin për programet master në E-Qeverisje (MA) dhe Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (MSc). Këto programe moderne do të vendosin UKZ-në në botën e zhvillimeve teknologjike dhe inovative.

Kurse, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ende nuk i ka përfunduar proceduarat për Programin Parafillor të Fakultetit të Edukimit. Për këtë program do të ju njoftojmë me kohë.

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka shprehur kënaqësinë dhe krenarinë e tij për arritjet e reja të universitetit.

“Ky proces i akreditimit dhe riakreditimit është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj cilësisë së lartë në arsim dhe një hap i rëndësishëm drejt avancimit të institucionit tonë, ku hapen dyer të reja për studentët tanë karshi tregut të punës”, ka thënë Rektori Dërmaku.

Ai ka thënë se UKZ është e përkushtuar të ofrojmë një edukim të shkëlqyer që të përgatis studentët për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes. Programet e miratuara do të ndihmojnë në krijimin e profesionistëve të kualifikuar dhe të përkushtuar, që do të kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë sonë dhe më gjerë.

Rektori Artan Dërmaku ka falënderuar të gjithë stafin akademik dhe administrativ dhe akterët tjerë të përfshirë në procesin e Ri/Akreditimit për përpjekjet e tyre të palodhura dhe përkushtimin e tyre ndaj këtij suksesi. “Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për të ngritur nivelin e edukimit dhe për të përmbushur misionin tonë për një arsim të shkëlqyer dhe gjithëpërfshirës,” ka deklaruar rektori Dermaku.

Share This:

Tags: Universiteti KAdri Zeka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E diela me shi, parashikimi i motit

26 October 2025
Futboll

Gjilani lëshon fitoren nga duart, Ballkani merr

25 October 2025
Letërsi

Xhevdet Kallaba – Fjalë rasti në përurimin

25 October 2025
Arte tjera

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” e Gjilanit

25 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Në UKZ u shfaq dokumentari “Lettres Ouvertes”

16 May 2025

16 Maj, 2025 – Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u shfaq filmi

Lajme

Njoftim nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në

8 April 2025

Rinjoftim i ndryshimit të vendit dhe orarit të Ceremonisë për Titullin “Doctor Honoris Causa”

Lajme

UKZ: Studentet e UKZ-së, Adela Salihu dhe

13 February 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucione akademike ndërkombëtare, duke ofruar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.