
UKZ ka mbajtur provimin pranues plotësues për studimet Master për vitin akademik 2025-2026

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, deri më 15.10.2025 në ueb-faqen e universitetit.
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’ i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 17.10.2025, deri ne ora 16:00.

Shqyrtimi i ankesave bëhet më 20.10.2025 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nga fakulteti përkatës.

Më datë 21.10.2025 publikohen rezultatet përfundimtare.
Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’ u drejtohen shërbimit të studentëve ose të vizitojnë faqen e internetit: www.uni-gjilan.net
