Sunday 7 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Inter Miami kampion i MLS Cup – Lionel Messi arrin trofeun e 48-të në karrierë

Arbër Ismajli konfirmon kandidimin për deputet në Kuvendin e Kosovës nga dega e LDK-së në

Doktori i shkencave dhe veterani i UÇK-së, i bashkohet AAK-së në garën për deputet

Djali i Jakup Krasniqit sërish kandidon për deputet

LDK mban sot konferencë për media, s’dihet arsyeja

Sot afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit

Nëntogerja e FSK-së shpallet më e mira në trajnimin në Abu Dabi

Parashikimi i motit për të shtunën, 06 dhejtor 2025

Bujanoc: Mbahet aktiviteti përmbyllës i projektit “Qyteti Ynë, shkollat tona”

Rektori i UP-së alarmon: Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të mbyllet, shkak KEDS-i

 U përurua kompleti i librave të poetit gjilanas Ali Huruglica
Kulturë Letërsi Librari

U përurua kompleti i librave të poetit gjilanas Ali Huruglica

15 February 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në Bibilotekën Ndërajonale “Fan S. Noli”, këtë të shtunë është përuruar kompleti i librave të poetit të mirënjohur gjilanas Ali Huruglica, shkruan kryelajmi.com

Sabit Rrustemi, botues dhe drejtues i ARS Club “Beqir Musliu”, tha se ky është një komplet prej pesë vëllimeve, të cilin e ka botuar SHB “Beqir Musliu”.

Rrustemi ka thënë se ky përurim bëhet në një nga datat më të shënuara të historisë së Kosovës, në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ai tha fjalë miradije për familjen Huruglica, e cila me mirëkuptim priti botimin e këtij kompleti dhe ka vlerësuar të gjithë ata që ndihmuan në botimin e këtij kompleti, duke shtuar se Ali Huruglica është emër i shquar në letrat shqipe.

Me një vështrim kritik rreth këtij kompleti librash është paraqitur prof. dr. Anton Nikë Berisha, që tha se tashti lexuesi përpara vetës ka një vepër të plotë. Ai tha se Huruglica shkroi për fëmijë e për të rritur, por se libri i mirë për fëmijë është më i rëndësishëm se libri i mirë për të rritur, ngase letërsia për fëmijë nuk është porosi, por është art e ky vëllim është i tillë.

Poeti e romansieri i mirënjohur Kosovar Ibrahim Kadriu është paraqitur me një shkrim për Ali Huruglicën, të shkruar para 30 viteve e që ishte botuar në shtypin e atëhershëm me titullin “Të fala kolegëve në Prishtinë”.

Kritiku Nexhat Rexha ka folur për disa aspekte edukative në poezinë e Ali Huruglicës e Albina Idrizi, letrare nga Gjilani foli për poezitë e Ali Huruglicës dhe për vlerësimet që janë dhënë nga kritikë të ndryshëm për këtë poet.

Në fund, Prend Buzhala, ka thënë se opusi krijues i Ali Huruglicës e ka një rëndësi të veçantë dhe se librat e këtij poeti vazhdimisht kanë qenë fokus i interesimeve letrare, i kritikës dhe sidomos i lexuesëve të vegjël. Vetë Buzhala në vazhdimësi ishte marrë me veprën e Ali Huruglicës për të cilin kishte shkruar një vepër, e cila gjithashtu është pjesë e këtij kompleti librash.

Në këtë ngjarje të madhe letrare janë deklamuar pjesë nga vepra letrare e Ali Huruglicës, shkrimtarit që ndërroi jetë para 29 viteve, i cili i këndoi vendlindjes, Kosovës e më së tepërmi të vegjëlve, duke hyrë në analet e letërsisë për fëmijë, ngase librat e tij janë pjesë e lekturës shkollore tek ne. /kryelajmi.com/.

Share This:

Tags: Ali Huruglica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Inter Miami kampion i MLS Cup –

6 December 2025
Futboll

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit,

6 December 2025
Futboll

Zhegrova pritet të ketë rol kyç te

6 December 2025
Lajme

Arbër Ismajli konfirmon kandidimin për deputet në

6 December 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.