U dha premiera e filmit dokumentar kushtuar karrierës briliante të boksierit, Mehmet Bogujevci
Mbrëmë, në Kino Armata në kuadër të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024” u dha premierë dokumentari “Legjenda e Ringut”, nga autori Dukagjin Rudari, kushtuar boksierit legjendar Mehmet Bogujevci.
Ky dokumentar i cili është mbështetur nga Ministria e Sportit sjell rrëfimin për jetën dhe veprimtarinë e sportistit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar.
Në hapje folën zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ambasadori i Ambasadës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe vetë akteri kryesor i dokumentarit, Mehmet Bogujevci.